Sulmet me molotovë ndaj efektivëve në protestë: 61 të lënduar, 13 në pranga! Një 18-vjeçari nën akuzë për tentativë vrasje ndaj policëve!

Sulmet me molotovë ndaj efektivëve në protestë: 61 të lënduar, 13 në pranga! Një 18-vjeçari nën akuzë për tentativë vrasje ndaj policëve!

Policia ka arrestuar 13 protestues dhe ka vënë nën hetim 19 të tjerë pas sulmeve me gurë e molotovë ndaj efektivëve gjatë protestës së Ditës së Pavarësisë në Tiranë. 18-vjeçari Andrea Qorraj, i dyshuar për tentativë vrasjeje të një punonjësi policie, pasi hodhi një molotov drejt një grupi efektivësh pranë ish-hotel “Dajtit”. Në pranga edhe dy gra, njëra e ardhur nga Zvicra.

Por kushë është 18-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasje ndaj policëve!

Report Tv ka siguruar foton e Andrea Qorrajt, 18-vjeçarit të arrestuar pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë pasi i rrezikoi jetën një grupi policësh duke i sulmuar me koktejl molotov. Në pamje ai dallohet me maskë në fytyrë, fshihet pas urës pranë ish-hotel “Dajtit” dhe më pas hedh një koktej molotov drejt një grupi efektivësh.

Policia e arrestoi në flagrancë dhe ia referoi materialet Prokurorisë për shtatë vepra penale: “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.