Dita e Çlirimit, komunistët nuk e harrojnë Enver Hoxhën! Nderim me portrete e pankarta: Lavdi shqiptarit të madh!

Dita e Çlirimit, komunistët nuk e harrojnë Enver Hoxhën! Nderim me portrete e pankarta: Lavdi shqiptarit të madh!

Edhe këtë 29 Nëntor, nostalgjikët e komunizmit nuk e kanë harruar diktatorin Enver Hoxha. Si çdo vit, në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, një grup të moshuarish kanë dalë me fotografi të diktatorit dhe pankarta me parulla të kohës së komunizmit.

Krahas nderimit të dëshmorëve të rënë për atdheun dhe përkujtimit të Luftës Nacionalçlirimtare, ithtarët e Enver Hoxhës kanë shprehur edhe nostalgjinë për ish-udhëheqësin komunist.

“Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, shkruhet në njërën prej pankartave të tyre.