HomeAktualitetDebat

Rama publikon videon, çfarë po ndodh në Sarandë?!

Rama publikon videon, çfarë po ndodh në Sarandë?!

Shqipëria është një destinacion gjithnjë e më i preferuar i turistëve europian. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT) në 6 muajt e parë të vitit 2018 janë regjistruar në pikat hyrëse të kufirit shtetëror rreth 1 919 504 shtetas të huaj.

Gjithashtu numri i jahteve dhe anijeve turistike që kanë hyrë në hapësirën detare në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të vitit është rritur me 30% . Treguesit më të lartë i mban Porti i Sarandës ku gjatë kësaj periudhe të parë të vitit kanë hyrë 276 jahte e veliera dhe 43 tragete turistike.

Por “boomi”, turistik i cili ka prekur Shqipërinë si asnjëherë më parë, duket do të vijojë gjatë.

Përmes një insta-story në profilin e tij zyrtar në instagram, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga plazhi i Sarandës, i lokalizuar jo shumë larg portit tek shihet nje Jaht gjigand.

“Një nga Jahtet më të mëdhenj në botë”, mbishkruan Rama në videon e tij në instagram.

Shqipëria gjithnjë e më shumë po shihet si një destinacion favorit turistik, me çmime të ulëta dhe vende të magjishme.

Bëjmë me dije se sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për periudhën maj-qershor rezulton të kenë hyrë ne vendin 508 jahte dhe veliera ashtu sikurse 43 tragete turistësh./Lexo.al