HomeAktualitetSport

Mister penalltia e Ronaldo-s, topi ngrihet si me “magji” para se ta godasë (Video)

Mister penalltia e Ronaldo-s, topi ngrihet si me “magji” para se ta godasë (Video)

Një video e publikuar së fundmi po bën xhiron e rrjetit nëpër botë.

Në sfidën e fituar mbrëmë me përmbysje kundër Paris SG në “Champions League” me shifrat 3-1, Real Madrid golin që solli barazimin e përkohshëm e shënoi me penallti.

I përhershmi Ronaldo mori përsipër ekzekutimin dhe si shumë herë të tjera nuk gaboi. Deri këtu asgjë për t’u habitur, por në ngadalësimin e videos kur portugezi realizon penalltinë shihet që para se të godasë topi ngrihet pak mbi fushën e gjelbër, si të ishte “magji”.

(e.k/BalkanWeb)