HomeAktualitetDebat

Zyrtarja e DASH rrëzon variantin e opozitës për vetting në politik: Çelësi vetëm SPAK e BKH!

Zyrtarja e DASH rrëzon variantin e opozitës për vetting në politik: Çelësi vetëm SPAK e BKH!

Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard zgjedh reformën në drejtësi si rrugën e vetme për të pastruar politikën nga krimi dhe korrupsioni.

Gjatë një interviste për News24, me gazetaren Klodiana Lala, zyrtarja e DASH, thotë se SHBA presin rezultate konkrete, duke përcaktuar SPAK dhe BKH si institucionet kyçe të kësaj reforme.

Me këtë deklaratë zyrtarja e lartë Amerikane hedh poshtë propozimin e PD se Vettingu në politikë duhet të realizohet përmes ngritjes së komisioneve të posaçme.

E pyetur për vetingun në politikë, propozimin më të ri të opozits, Millard këmbënguli se “Çelesi është SPAK dhe BKH”.

Duke folur për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, Millard u shpreh se SHBA shpreson se rezultatet e bisedimeve mes dy liderëve do të jenë një gjë e mirë për Ballkanin.