osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Mos, moj Art! E kanë nga padija… jo nga frika!

Mos, moj Art! E kanë nga padija… jo nga frika!

Nga Anri Bala

Vettingu e ka bërë punën e tij, fillimisht u futi frikën të gjithë “kriminelëve”, atyre që janë rrjeshtuar për vite me radhë si “ambasador” të drejtësisë, por në fakt kanë qenë shërbëtor të padrejtësisë, duke fshirë jo vetëm nga rrjetet sociale, por dhe nga kujtesa e tyre, fotot e familjarëve, nga frika se ishin “produkt i veprës penale”, e kjo fare mirë, mund ta quajmë fazën e parë të vettingut.

Ndërsa tani i shohim tek përpëliten, të gjithë ata, të cilët janë tallur e kanë përbuzur çdokënd, duke u majmur padrejtësisht e “dënuar” përjetësisht, me njollën dhe brengën e fajtorit, çdo xhepbosh të këtij vendi, e ku burgjet mbusheshin me djem për një cigare hashash, e sot jemi renditur në vendin e parë në rajon, për mbipopullimin e tyre… ose më saktë, me të “pafajëshmit” të pagjykuar ndonjëherë për faje… por për skamje.

Përpëliten nga frika e persekutorit, që shumë shpejt do të takoi viktimën, sapo të vendosi mullaqet e tij në karrigen e të pandehurit, sigurisht e ftohtë dhe e panjohur për të… por ish-magazina e kamjes së tij, nesër do i shpalos horizonte të reja, të cilat duhet t’i shikoi vetëm përtej dritares së vogël të dhomës dy me dy, e ftohtë edhe ajo si karrigia… e lagësht, si lëveret e tyre!

Sot, jemi në një fazë të re, ku banorët e pallatit të padrejtësisë, nuk kanë më frikë të dënojnë kriminelin, por kanë frikë, se shumë shpejt, do të përballen me “kriminelët” e dënuar padrejtësisht.

Kush mendon, se çështja Shullazi ka ngelur, sepse prokurorët janë të frikësuar për të dhënë pretencën, janë të gabuar, secili prej tyre po pshurret nga frika, për të dhënë qoftë edhe një vendim të vetëm, para se të dëgjoi pretencën, që vettingu mund të jap ndaj tij.

Deri dje, krimi nuk ishte fajtori, por ishte i varfër, xhepgrisur e barkëzbrazur… Sot, krimi është krim, edhe me xhep plot, edhe me xhep bosh… për ligjin e barabartë për të gjithë, që po presim!

Ndaj këtyre, nuk u mungon guximi për të dënuar Shullazin apo dhjetëra shullazë, por i’u mungon vetëbesimi dhe padija, se mos gabojnë dhe… ja fusin kot. E nëse ja fusin kot, sepse kurrë nuk kanë lexuar e mësuar për t’i dhënë “hakun të zotit”, por kanë shitur mallin “liri” në tregun e drejtësisë, kanë dy rreziqe të mëdha:

E para, sepse vettingu do i’u ndërroi karriget me të pandehurit dhe e dyta, viktimat e padrejtësisë së tyre, i presin me padurim me hanxhar dhe litar, për tu hakmarrë!

A  e bëjnë nga frika  e shpagimit  moj Art …  ndaj të gjithë të pafajshmëve të dënuar padrejtësisht dhe jo kriminelëve të padënuar?! Sepse…asnjë prokuror në botë, nuk ka frikë të dënoi një kriminel dhe asnjë kriminel në botë nuk hakërrehet ndaj një prokurori, për një krim të kryer.

Por, prokurorët e tu e dashur Art, i tremben viktimave… atyre që ua rropën lëkurën, e me të veshën pelerinat mijëra euroshe të grave e vajzave të tyre… u tremben atyre… që i’ua bluan kockat dhe me to, ngritën vila e pallate, për të kënaqur epshet e tyre perverse… ua pinë gjakun mijërave të mjerëve me gota konjaku dhe ua shitën për hekurishte  gjymtyrët… ama lotët, lotët nuk ua thajnë dot viktimave të tyre… e as  dhimbjet  nga grryerjet me thonj  të mureve të qelisë.

Kurse Shullazët i kanë frikë, sepse nuk dinë të kërkojnë drejtësi për ta, e nëse gabojnë me ata që kanë edhe “haraçin edhe kërbaçin”, rreziku të vjen nga se pandeh… edhe nga drejtësia e re.

Pra, nuk është  vetëm frika, por edhe “padija zonja kryehetuese”… për ditët, që do vijnë!/Ekskluzive.al