HomeKronikeBota

Humb jetën në Amerikë një tjetër shqiptar teksa po ndihmonte të aksidentuarin (Emri-Video)

Humb jetën në Amerikë një tjetër shqiptar teksa po ndihmonte të aksidentuarin (Emri-Video)

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar nga Devolli, i cili është përplasur  në një rrugë të Floridës në SHBA, teksa po kthehej nga shkolla.

I riu shqiptar, në lëvizje e sipër në autostradë, ndaloi për të ndihmuar një person tjetër, i cili ishte aksidentuar nga një motor, por më pas, Dhimitri Andoni, u përplas nga një kamion. Mjeti po drejtohej nga një përdorues droge, ku sipas raportimeve, ai kishte paguar lirinë për 100.000 mijë dollarë.

Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit i rrëmbeu makinën të riut, ndërsa kamionin e la në një cep të rrugës duke ia mbathur nga vendi i aksidentit.  Sipas raportimeve, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit, Dana Byrd, i cili goditi   shqiptarin nga Devolli.

Dhimitri ishte një shembull për rininë shqiptare, ku krahas punës, ai ishte edhe një student i shkëlqyer në profilin e bankave, studimet e së cilës do i mbyllte në muajin qershor. Vellai i të ndjerit  i tha “BW” se ishte shoku i vëllait të tij, ai i cili lokalizoi  makinën e vëllait me GPS, në kohën kur nuk dinin asnjë adresë për njeriun e shtëpisë.

Shqiptari, tashmë i ndjerë, siç shprehet edhe motra e tij, ishte një ndihmes i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët që jetonin në zonën ku vepronte edhe ai, pasi i ndihmote për të marrë patentën.

Trupi i pajetë i shqiptarit ndodhet në polici, ndërsa familjarët do të bëjnë tërheqjen e tij ditën  e nesërme. Autoritetet amerikane kane kërkuar të marrin në pyetje edhe personin e aksidentuar për të cilin 22-vjeçari shqiptar ndali makinën për t’i ardhur në ndihmë.

Tjetër tragjedi në SHBA, vritet i riu shqiptar teksa po ndihmonte të aksidentuarin (Emri-Video)