osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“The Guardian”: Tirana, qyteti miqësor ndaj fëmijëve

“The Guardian”: Tirana, qyteti miqësor ndaj fëmijëve

Imagjinoni sikur jeni një fëmijë 10-vjeçar. Jetoni në një qytet mesatar për nga madhësia dhe dëshironi të vizitoni shokun e ngushtë, i cili është vetëm pesë minuta larg më këmbë. I vetmi problem është rruga e madhe e rrezikshme që të ndan ty me shokun tënd, dhe një tjetër rrugë mes jush dhe parkut, shkruan gazeta e njohur britanike ”The Guardian”, që i kushton një hapësirë të gjerë bashkisë së Tiranës, që e ka përballuar me sukses këtë problem.

Ti i pyet prindërit nëse mund të shkosh më këmbë, ata kundërshtojnë, dhe janë shumë të zënë të të çojnë vetë atje.

Ndoshta ti lidhesh me shokun tënd në SnapChat, ndoshta ti luan videogame në kolltuk. Ke humbur rastin për të bërë ushtrime fizike dhe për t’u argëtuar, ke humbur ndërveprimin me lagjen tënde dhe sigurisht, lojërat me mikun tënd.

Ky është realiteti për shume fëmijë sot, por nuk duhet të jetë gjithmonë kështu.

”Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve”, thotë kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pasi një sondazh tregoi se prindërit në këtë qytet shpenzonin më shumë kohë me makinat sesa me fëmijët e tyre, Veliaj e ka përdorur këtë statistikë si një mbështetje morale për t’u rifokusuar te prioritetet.

Në një qytet me fonde jo të mëdha, bizneset kanë sponzorizuar transformimin e kopështeve dhe të çerdheve nga ”qeli burgu” të rrënuara në hapësira të mrekullueshme, edhe me 10 godina të tjera të reja nëpërmjet partneritetit publik-privat.

Mbylljet e përsëritura të trafikut në sheshin gjigant ”Skënderbej” për aktivitete bindën banorët që ta pranojnë këtë shesh si një hapësirë të përhershme pa makina. Çdo tre muaj zona e këmbësorëve zgjerohet me një rrugë më tepër, derisa qendra e qytetit të bëhet plotësisht një zonë pa makina. Edhe ndotja nga grimcat e pluhurit ka rënë me 15%.

Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë në një qytet ku makina është simbol i statusit potent. Ndërtimi i një zone të gjerë argëtimi në liqenin artificial të Tiranës u shoqërua me protesta, disa herë të dhunshme.

”Një minoritet që ngre zërin dhe është shumë i lidhur dhe i motivuar do të bëjë shumë zhurmë”, thotë Veliaj.

Duhet të keni besim se shumica e heshtur do të shfaqet kur ai të hapet. Dhe ata u shfaqën.

Gjatë vitit të parë, Veliaj siguroi një sipërfaqe prej 40 000 metrash katrore nga ndërtimet e paligjshme ku ndërtoi 31 kënde lojërash.

Pylli Orbital është i populluar nga ”pemët e ditëlindjeve” të fëmijëve, ku familjet i mbjellin në vende tëcaktuara.

“Ndërkohë që vendet e tjera po flasin për mure, ne po ndërtojmë mure prej pemësh për t’i dhënëoksigjen qytetit”, thotë Veliaj.

Rreth 60% e pemëve do të sigurohen nga qytetarët dhe sipërmarrjet, të cilat do të mbjellin dy pemë për çdo makinë të kompanisë.

Një unazë e re e qytetit, që do tëshërbejë për kalimtarët, çiklistët dhe transportin publik është duke u ndërtuar.

Tirana lavdërohet gjithashtu për “këshillin e qytetit me fëmijë”, ku përfaqësuesit e rinj takohen me kryebashkiakun, debatojnë dhe mësimet e tyre i marrin pas në shkollë.

“Gjëja e mrekullueshme rreth fëmijëve është se nuk kanë axhendë të fshehur dhe ata janë zëri më i mirë për të nxitur prindërit e tyre që të riciklojnë, të ecin dhe të përdorin biçikletën për nëshkollë”, thotë Veliaj./ata.gov.al