HomeDosja X

FOTOT: Kur Berisha shkrumboi gazetën “Koha Jonë”, Gent Shkullaku: Disa ngjarje thjesht nuk harrohen!

FOTOT: Kur Berisha shkrumboi gazetën “Koha Jonë”, Gent Shkullaku: Disa ngjarje thjesht nuk harrohen!

Fotografi i njohur i karrierës, Gent Shkullaku, ka publikuar disa foto nga djegia e gazetës Koha Jonë, këtu e 21 vite më parë, më 3 mars 1997. Ndodhi kjo ndërsa ky organ ishte në kulmet e tirazhit për shkak të qëndrimeve anti-qeveri, në periudhën më të nxehtë, rënien e firmave piramidale.

Dhe djegia e Koha Jonë, është një ndër aktet simbol të asaj periudhe, ku autorësia i dedikohet pushtetit të Berishës.

Ky i fundit kur nuk është prononcuar ndonjëherë mbi këtë ngjarje, ndërsa pronari i saj, Nikolle Lesi, edhe pse ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, nuk ka gjetur kurrë gadishmërinë e instancave për t’u marrë me dosjen në fjalë.

Ndaj dhe fotografi Shkullaku mjaftohet duke u shprehur: “disa ngjarje thjesht nuk harrohen!” dhe flet me foto më shumë se me fjalë…