HomeAktualitetKryesore

A është normale kjo…?! Studentja që denoncoi efektivin e FNSH-së për ngacmim në tualet, sot theu me gurë derën e Fakultetit! (Video)

A është normale kjo…?! Studentja që denoncoi efektivin e FNSH-së për ngacmim në tualet, sot theu me gurë derën e Fakultetit! (Video)

Ditën e sotme studentët në Shkodër u ngritën sërish në protestë.Ata protestuan pasi godina e re e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik nuk është hapur ende.

Njëra prej studenteve theu xhamin e derës kryesore të godinës së fakultetit.Pasi e hapën me forcë derën, studentët u futën brenda ambienteve të fakultetit.

Gjithashtu mësohet se janë thyer edhe disa nga xhamat e godinës.Studentja e cila u bë protagoniste duke goditur me sende të forta derën kryesore të fakultetit nuk është e panjohur.

Ajo quhet Desada Susaj dhe në shkurt të këtij viti, denoncoi një efektiv të FNSH-së, për ngacmim seksual në tualetet e shkollës.

Ngjarja u regjistrua gjatë vrullit të protestës studentore.

Studentja është gjithashtu mbesa e muzikantit të njohur tropojan Kolë Susaj, i cili u nderua nga ish-presidenti Bujar Nishani me titull “Mjeshtër i Madh”.