HomeAktualitetDebat

Spiropali nxjerr blof PD për “rritjen e pagave”: Paga e Prillit merret në Maj bashkë me rritjen

Spiropali nxjerr blof PD për “rritjen e pagave”: Paga e Prillit merret në Maj bashkë me rritjen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një deklarate nga selia blu më herët akuzoi kryeministrin Rama se i ka gënjyer mjekët e mësuesit, duke iu premtuar rritje rrogash nga 1 prilli por nuk ka ndodhur asnje rritje.

Por menjëherë pas saj ka reaguar Zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali e cila e ka nxjerr bllof duke e ironizuar demokraten e duke i kujtuar qe rrogat e Prillit merren ne Maj ku do te jete reflektuar edhe rritja e rrogave.

Reagimi i plote:

“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë”-është shprehur Spiropale duke shpjeguar se Kryeministri Rama ka thënë se rritje pagash do të ketë prej muajit Prill, pagat e të cilit dalin në muajin Maj.

“Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”- ka thënë gjithashtu Spiropali, dhe me të drejtë pasi reagimi i Vokshit është qesharak dhe tregon edhe një herë paaftësinë e saj.

Reagimi i plotë: I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore ?