HomeAktualitetKryesore

Nuk u bë forcë e parë, por LSI sot forcë e dytë në parlament me 14 deputetë, PD zbret forcë tretë me 8 deputetë

Nuk u bë forcë e parë, por LSI sot forcë e dytë në parlament me 14 deputetë, PD zbret forcë tretë me 8 deputetë

Nëse ju kujtohet, në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017, partia “Ilir-Monika”, konkuroi me posterin “LSI-Forcë e Parë”, por doli e treta pas PD, ndërsa pas largimit të grupit “Kryemadhi-Vasili”, u ngjiit një shkallë më lartë, duke u bërë forcë e dytë, me grupin e dytë të listës së deputetëve.

Këtë e konfirmon, vendimi i Kryesisë së Kuvendit, sipas të cilit, LSI është klasifikuar forcë e dytë politike në Shqipëri, shpallur e tillë, në bazë të numrit të mandateve që ka në parlament, me 6 deputetë më tepër se PD.

Ndërsa forcë e katërt parlamentare, është renditur “Partia Balli Kombëtar”, përfa qësuar nga deputeti Adriatik Alimadhi, i cili, paçka se votat i ka fituar si kandidat i listës së PD, ka deklaruar se PD ka tradhëtuar kauzën nacionaliste dhe kjo “thelë” (mandati), është e ballistëve të Vlorës.