HomeAktualitet

A i’a u paguan PD-ja “kusuret”?! I bënë “pritë” Ramës:13 kuksian si trimat në gjyq!

A i’a u paguan PD-ja “kusuret”?! I bënë “pritë” Ramës:13 kuksian si trimat në gjyq!

13 persona janë proceduar penalisht nga policia, pas protestës së djeshme të opozitës në qytetin e Kukësit.

Në njoftimin e policisë thuhet se 13 shtetas u proceduan, pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2019 të organizuar nga subjekti politik PD, Kukës e Has në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 deri 60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet në njoftimin e policisë