HomeAktualitetKryesore

Shkodër, “merkato” e këshilltarëve i bllokon Voltana Ademit 27 afera korruptive, me vlerë 1,26 miliardë lekë

Shkodër, “merkato” e këshilltarëve i bllokon Voltana Ademit 27 afera korruptive, me vlerë 1,26 miliardë lekë

Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, është vendosur në mënyrë të përsëritur në vëmendje për afera korruptive.

Dokumenta të publikuar në media tregojnë se Voltana ose njerëzit e afërt me të kanë pasur përfitimet e tyre në pothuajse çdo tender të shpallur nga bashkia, nga rikonstruksionet e kopshteve apo rrugëve, e deri tek rehabilitimi i argjinaturave, të cilat mbeten sërish jashtë standarteve, çka lë ende qytetin të ekspozuar nga përmbytjet.

Disa prej skandaleve të raportuara janë ai i 11 tenderave të dhëna tek vetëm një kompani brenda pak muajve apo rasti skandaloz, kur u shpërblye me një tender ish-doganieri i LSI, një person me precedentë penalë.

Lexo më shumë – http://fax.al/read/news/3726442/11692119/voltana-ademi-11-tendera-pa-gare-te-njejtes-kompani

Lexo më shumë – http://www.lexo.al/faksimilet-skandali-voltana-ademi-shperblen-me-tender-ish-doganierin-e-lsi/

Megjithatë, kalimi i katër këshilltarëve të LSI në radhët e Partisë Socialiste ditën e enjte, rrëzon përfundimisht balancën në favor të PD dhe LSI në këshillin bashkiak.

Nga 28 këshilltarë të PD-LSI në Shkodër, kundrejt 23 të PS, aktualisht bilanci kalon në 24-27.

Kjo do të bëjë pothuajse të pamundur për Voltanën të miratojë 27 tendera të rinj korruptivë, që Bashkia e Shkodrës ka shpallur me shpejtësi, në përpjekje për të shpërblyer miqtë e pushtetit.

Në total janë 1,26 miliardë lekë, që Bashkia Shkodër pret t’i shpërndajë midis miqve të Voltanës dhe sigurisht asaj vetë, që bllokohen nga ndryshimi i barazpeshës në këshillin bashkiak të qytetit.

Tenderat aktivë të Bashkisë Shkodër:

Tenderi /Shuma

Blerje materiale hidraulike     13,989,018
Blerje ushqime për fëmijë       2,750,000
Shërbim me roje                        1,810,000

Mirëmbajtje e zakonshme e objekteve                              5,957,616
Publikimi i hartës turisitike së territorit të Bashkisë     255,000

Ndërtim i dhomave të zhveshjes dhe tribunës pranë fushës sportive shkolla 28 Nëntori 2,210,860

Shërbim Interneti   1,748,952

Hartimi i Planit të Sinjalistikës Turistike së Bashkisë Shkodër 333,000

Mirëmbajtje e Sistemit të Integruar të Zyrës me Një Ndalesë, Sistemit të Integruar të Tarifave dhe  Taksave Vendore  1,049,999

Blerje karburant për nevojat e Bashkisë dhe të Institucioneve të Varësisë së Bashkisë 20,244,281

Asfaltim vazhdimi i rrugës Oblike – Obot                 16,710,798
Projektim Rikonstruksion rruge në NJ.A                   1,445,200
Sistemim asfaltim Rruga “Dod Çarri”                        10,918,569
Rikonstruksion i Rrugës së Mushanit, Segmenti I    9,226,823

Ndërtim trotuari nga kanali deri tek kisha, Sektor Velipojë     8,307,840
Rikonstruksion i Rrugës së Varrezave Beltojë                             8,283,311
Shërbim i ruajtjes së objekteve me rojeve private                     18,130,566
Blerje materiale rehabilituese për mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues te ndriçimit publik dhe të godinës së Bashkisë 13,832,192

Blerje dru zjarri          1,495,000

Printim faturash         2,929,500

Projektim për objektin: Rikonstruksion degëzime rruga e Shirokës 1,036,815

Projektim Rikonstruksion Rrugë Qytet Grupi i II-të 806,782

Projektim Rikonstruksion Rrugë Qytet Grupi i I-rë 847,870

Projekt-studim trafiku (lëvizshmëria dhe semaforët) 2,500,000