HomeAktualitetKryesore

Mediat e “berihajt” e dërguan me pushime në Greqi! Rama i ironizon: Ehhh! Ç’e ka gjetur këtë milet, s’bëj pushime jashtë që nga 2013-a… kam “expuls”

Mediat e “berihajt” e dërguan  me pushime në Greqi! Rama i ironizon: Ehhh! Ç’e ka gjetur këtë milet, s’bëj pushime jashtë që nga 2013-a… kam “expuls”

Kreu i qeverisë përgënjeshtroi lajmin se ishte larguar për pushime në Greqi, lajm i cili u publikua nga disa media helene. Nëpërmjet profilit të tij në ‘’Facebook’’, kryeministri i etiketoi si ‘’kazan’’ duke theksuar se nuk ka bërë prej 6 vitesh pushime jashtë shtetit. Ndërkohë, ai nuk la pa sulmuar dhe mediat shqiptare që përhapën lajmin në fjalë, të cilat sipas tij duhej të verifikonin lajmin.

Postimi i Edi Ramës:

Ehhh! Ç’e ka gjetur këtë milet me lajmet në internet

Tamam hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot. Lëvizja për pushim është e kufizuar brënda kufinjëve të Shqipërisë edhe për ministrat .

Rama u paska dhënë “expuls” por edhe… vetes