HomeAktualitetDiaspora

Parlamenti grek miraton ndryshimet për nënshtetësisë, 162 mijë shqiptarë bëhen grekë

Parlamenti grek miraton ndryshimet për nënshtetësisë, 162 mijë shqiptarë bëhen grekë

Rreth 93 për qind (162.186) e përfituesve të nënshtetësisë dhënë në vitet 2011-2017 janë nga Shqipëria

Parlamenti grek ka miratuar mbrëmjen e të enjtes amendamentet e paraqitura nga ministria e brendshme.

Amendamentet e reja përmbajnë:

1.- Rritjen e periudhës së qëndrimit në Greqi, nga 7 në 12 vjet, si kusht për marrjen e nënshtetësisë me procedurën e natyralizimit.

12 vitet e qëndrimit do të duhet të jenë plotësuar para se i interesuari të paraqesë aplikimin.

Emigranti që do të aplikojë nuk nevojitet të ketë leje qëndrimi “të fuqishme”, siç kërkohej deri tani, por mjafton çdo leje e vlefshme qëndrimi, me përjashtim të provizoreve.

2.- Për marrjen e nënshtetësisë greke me lindjen apo ndjekjen e mësimeve në Greqi, tashmë përfitojnë edhe ata që kanë ndjekur një shkollë të huaj në Greqi, por që e cila duhet gjithsesi të ketë zbatuar programin grek të arsimit të detyrueshëm.

3.- Certifikatat me gabime tash e tutje nuk do të jetë nevoja të korrigjohen me vendime gjyqësore. Ato do të bëhen me një akt të kryetarit të bashkisë.

* * *

Sipas këtij ligji krijohen hapësira të reja për marrjen e nënshtetësisë greke nga mërgimtarë të brezit të parë dhe të dytë qëndrues prej më shumë se 12 vjet në Greqi.

Ditë më parë ministri i Brendshëm i Greqisë kishte deklaruar për “Ndryshime të duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e nënshtetësisë tek:

– Personat që kanë mbi 12 vite që qëndrojnë në Greqi,

– Grup moshat mbi 65 vjeç,

– Personat me aftësi të kufizuar,

– Pjesëtarët e komunitetit rom të lindur në Greqi…

Në Greqi, sipas njoftimeve zyrtare, jetojnë 850 mijë emigrantë. Statistikat tregojnë se 174.394 nënshtetësi janë dhënë në 2011-2017. 93 për qind (162.186) e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria. (A. Ashiku-TemA)