HomeAktualitet

Monika në rrugën e intrigës kërcënon prokurorët: Do iu publikojmë dosjet korruptive (Video)

Monika në rrugën e intrigës kërcënon prokurorët: Do iu publikojmë dosjet korruptive (Video)

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërcënuar prokurorët se do t’u publikojë një pas një dosjet korruptive.

Në një intervistë për TemA TV ajo ka folur për ngjarjet e fundit të arrestimit të ish kreut të ARRSH -së Dashamir Xhika dhe e cilësoi atë një arrestim me prapavijë politike.

Ajo akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë.

Ndërkohë në lidhje me aksionin opozitar ajo u shpreh se janë ndarë punët për çdo person dhe kështu do matet edhe suksesi i çdo opozitari.

:”Dashamri Xhika, do përballet me drejtësinë e Edi Ramës dhe do ta fitojë. Do tu përgjigjet atyre që e kanë sajuar, sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai”,ka deklaruar më herët Kryemadhi.