HomeKuriozitet

Video/ SHBA, kamioni ngec mbi binarë, përplasje e tmerrshme me trenin në lëvizje

Video/ SHBA, kamioni ngec mbi binarë, përplasje e tmerrshme me trenin në lëvizje

Një kamion është goditur nga një tren teksa kalonte mbi binarë në Temple, në Georgia, SHBA. Në filmin e ndarë në Facebook nga Elijah Brown, duket shoferi që zbret nga makina mbi shina, përpara se treni ta godiste me shpejtësi.

Shkaku i aksidentit duket se ka qenë një defekt, akoma për tu verifikuar, që ka shkaktuar prishjen e makinës mbi binarë. Autoritetet lokale pasi mbyllën kalimin e nivelit të rrugës, njoftuan se nuk ka asnjë të lënduar apo të plagosur.