HomeAktualitetKryesore

Mashtruesi Blushi i revoltuar me gazetarin! Nuk shikon dhe nuk dëgjon kur “Bobi” i Metës kërcënon 70 vjeçarin: Qepe! (Video)

Mashtruesi Blushi i revoltuar me gazetarin! Nuk shikon dhe nuk dëgjon kur “Bobi” i Metës kërcënon 70 vjeçarin: Qepe! (Video)

Tedi Blushi si gazetar mediokër që ka gjetur strehë në “kullën e barit” të Ilir Metës, që akoma quhet presidencë, ka hedhur poshtë pretendimet se një roje i Likes ka kërcënuar një fshatar në shtëpinë tij, kur plaku mbi 70 vjeç po akuzonte kryetarin e komunës te Meta dhe në video dëgjohet zëri i rojes …qepe!

Megjithse kjo bisedë është me zë dhe figurë, Tedi ky ish gazetar i pacipë mashtron qytetarët, duke pretenduar se nuk është e vërtetë që “Bobi” i Metës ka kërcënuar të moshuarin në shtëpin e tij.

Këtë gjë e tregon me ë dhe figurë  video e më poshtme, por ja si i gënjen qytetarët duke sulmuar gazetarët Ted Biblushi:

Ai e quan gazetarinë në Shqipëri një turp.

Statusi i plotë:

Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së.

Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor.

Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.

Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.

TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë!

Ndiqni videon: