osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A ka kush ta bind Monikën, se nuk është doktoreshë por “doktorleshë”… që të hesht?!

A ka kush ta bind Monikën, se nuk është doktoreshë por “doktorleshë”… që të hesht?!

Nga Anri Bala

Do e kisha harruar “doktoreshën” e madhe Monika Kryemadhi, nëse ajo do kishte harruar, se në fakt nuk ishte doktore por punëtore e padisiplinuar e politikës së “berihajit”, që bërtet “urra” për çdo gjë, edhe kur duhet të hesht e të mos e lëvizi m***n me shkop, sepse i vjen era dhe njerëzia e ndjen menjëherë se me çfarë ka të bëj.

Profesor Koni, si shumë konet, katrorët, drejtkëndëshat dhe profesor Kule, si gjithë kulet e mëdha e të vogla, të grisura dhe të qepura, të shqepura dhe të dhjerat, na kanë bërë një “nder” të madh: E kanë mbushur Shqipërinë me “doktora”.

Ej, mos qeshni, doktora që nuk gjenden në asnjë vend të rruzullit tokësor, që flasin 10-11 gjuhë, që të japin “ujë në bisht të lugës”, e në fund janë të angazhuar në 10-11 punësime, që edhe roboti më inteligjent, do të dorëzohej dhe çoroditej… por ai është robot, kurse këto janë tru plot… kot.

Duhet të mos merremi gjatë me këtë damlla, që e ka kapluar Shqipërinë, me këto intelektualë pa intelekt, sepse na ka zënë një bela e madhe, me produktin e tyre… turmat e analfabetëve funksional, që gëlojnë në politikë, e që i kanë mbushur mendjen vetes, se janë doktor për gjithçka, përderisa doktoraturën ja ka bërë vetë autori… i kopjuar.

Ndjehem vërtet i “përulur” dhe i “turpëruar” kur përballem në rrugë me ta, që ecin sikur fluturojnë, posa zbresin nga makinat e tyre të shtrenjta dhe unë ndaloj biçikletën, për t’i hapur rrugë madhështisë së injorancës, që parakalon mbi tapete të kuq dhe petale trëndafilash, që ka prodhuar kombinati i injorancës (universiteti) në këtë vend.

Rektor, doktor, profesor, sa shumë paska… ndjehem i mallëngjyer kur mendoj, se sa shumë mendje të ndritura prodhoka ky vend, që mësojnë e shesin dituri, duke lexuar me gabime të turpshme në auditor, atë që kanë zbuluar dhe shkruar doktorat e vërtetë.

Imagjinoni sikur Monika të pranonte, se kishte mashtruar, vjedhur dhe përvetësuar një titull të lartë shkencor me ndihmën e ish kokës së madhe të arsimit shqiptarë “menazherit” të 11 profesioneve, shkencëtarit të arkës së Noes, çfarë do i ndodhte profesorit?! Asgjë!

Ai dhe shokët e tij janë aty sa tu doj qejfi, në emër të autonomisë, shoqërisë, krushqisë, dhe kurvërisë shkencore dhe politike, që i ka prodhuar dhe bekuar.

Nuk ke çfarë bënë, duhet ta pranojmë, se jemi të pafuqishëm ndaj tyre, por ama duhet të lëvizim e të zbulojmë se kush i ka mbushur mendjen hajdutëve të doktoraturave, se janë vërtet doktora, megjithëse nuk dinë të lexojnë as shqip, jo më me gjuhën e autorit, andej nga e kanë vjedhur, atë që vetë e kanë… shkruar.

Doktoresha e Kule-Kulos, pas doktoraturës është e bindur, se ajo tashmë është Kok-e-Madhe! Ndaj sot, kur e dëgjova se sa shumë e njihte matematikën, u habita që kishte marrë edhe diplomë në gjuhësi, që pas shkrimit në kapakun e diplomës “Menazhere” Monika Krymadhi, ajo jepte leksione për r-të, rr-të, p-të dhe k-të, e sigurtë si askushi.

Që Rama nuk i’a kalon Monikës në këtë fushë, nuk ka dyshim dhe nuk do as mend as kalem, sepse inteligjenca e një ish pedagogu me inteligjencën e një ish kamariereje të panxënë, janë vite dritë larg. Por meraku më ha, deri sa ta gjej, se kush është ai kodosh kaq i zoti, që i ka mbushur mendjen, se është vërtet doktore, kur është demaskuar publikisht me fakte e prova, si mashtruese dhe hajdute titulli shkencorë?!

E nëse nuk do të jetonim në “Republikën e Çudirave”, doktoresha jo që nuk do të guxonte të fliste si doktoresh, por do ishte duke “grirë sallatë” në vendin ku jepet llogari, për vjedhje, grabitje, mashtrim, përvetësim, falsifikim dhe poshtërim të inteligjencës private të doktorit Mel Cousins.

Por nuk ndodh! Ajo as që e imagjinon, që të mos jet doktore e Kules… derisa është fare mirë deputete e parlamentit shqiptarë, kryetare e fisit LSI dhe një nga figurat politike më të akuzuara, sëbashku me bashkëshortin e saj, për shumë vepra penale të pavërtetuara në dëm të popullit dhe vendit, e nuk i hyn gjemb në këmbë, por i vendosin vetes kurora lulesh në kokë.

Ndaj t’i student i këtyre doktorave, që po i pret ata me krahë hapur, si të mallëngjyer për ty… hap sytë, sepse do isha i keqardhur nëse do të përfundoje si këta, që akoma nuk u ka ardhur fundi, por u vjen… era!/ Ekskluzive.al