Afrimi i fundit në Kombëtare, Stavro Pilo rinovon me AEK-un e Athinës

Afrimi i fundit në Kombëtare, Stavro Pilo rinovon me AEK-un e Athinës

Stavro Pilo do të vazhdojë aventurën e tij te AEK-u i Athinës. Mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin grek, duke firmosur një marrëveshje të re që e lidh me skuadrën për katër vitet e ardhshme.

Lajmi është bërë publik nga vetë AEK-u përmes kanaleve zyrtare të klubit në rrjetet sociale. Rinovimi i gjatë është një tregues i qartë i besimit që drejtuesit grekë kanë te futbollisti 25-vjeçar.

Pilo është bërë pjesë e kombëtares shqiptare në periudhën e fundit, pasi u grumbullua nga ish-trajneri Sylvinho. Mbrojtësi ka debutuar me fanellën kuqezi dhe shihet si një nga alternativat kryesore për krahun e majtë të mbrojtjes së Shqipërisë.

I lindur në Rodos të Greqisë, Pilo e njeh mirë futbollin grek, ku përpara aventurës me AEK-un ka mbrojtur ngjyrat e PAS Janinës dhe Iraklisit.

Tashmë, mbrojtësi shqiptar do të vijojë të jetë pjesë e AEK-ut për të paktën katër vitet e ardhshme, deri në verën e vitit 2030. AEK-u e ka prezantuar ndryshe mbrojtësin shqiptar, teksa vetë presidenti i klubit Marios Iliopoulos ka thënë fjalët më të mira, duke mos munguar në fund një përqafim shumë miqësor mes të dyve.