Ahmetaj: Si e bëri Rama dhe Yefet planin për t’i shpëtuar vëzhgimit të ambasadës amerikane

Ahmetaj: Si e bëri Rama dhe Yefet planin për t’i shpëtuar vëzhgimit të ambasadës amerikane

Ahmetaj: Si e bëri Rama dhe Yefet planin për t’i shpëtuar vëzhgimit të ambasadës amerikane

Një tjetër pretendim i fortë është bërë publik nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij për “Çim Peka LIVE”, këtë herë lidhur me një skemë që, sipas tij, synonte shmangien e vëmendjes së ambasadës amerikane.

Duke iu referuar audiopërgjimit që pretendon se ka siguruar, Ahmetaj tha se biznesmeni Ron Yefet fliste për krijimin e një kompanie shtetërore që do të shërbente si “mburojë” për strukturën e projektuar.

Sipas versionit të ish-zëvendëskryeministrit, në bisedë përmendet edhe krijimi i një trusti në Shtetet e Bashkuara, me synimin për të neutralizuar ndërhyrjen apo shqetësimet e ambasadës amerikane.

Ahmetaj e lidhi këtë skemë me aktivitetet që, sipas tij, synonin asetet publike në Shqipëri. Ai përmendi fillimisht gazin e Delvinës dhe më pas TEC-in e Vlorës, duke pretenduar se bëhej fjalë për një model më të gjerë të kontrollit dhe shfrytëzimit të pasurive shtetërore.

Në deklaratat e tij, Ahmetaj e vendosi sërish Ron Yefetin në qendër të akuzave dhe e lidhi atë me Edi Ramën, duke pretenduar se të dy kishin diskutuar mënyra për të shmangur vëmendjen e përfaqësisë diplomatike amerikane.

Ish-zëvendëskryeministri e cilësoi skemën si një mekanizëm të ngritur për të kontrolluar pasuritë publike, ndërsa paralajmëroi se audiopërgjimet e tjera mund të sjellin të dhëna të mëtejshme