osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Aktori nga Tivari Ndrek Prela, gjyshi i “msusit” që u mëkoi shkodranëve shpirtin e tij të madh, sot ka ditëlindjen

Aktori nga Tivari Ndrek Prela, gjyshi i “msusit” që u mëkoi shkodranëve shpirtin e tij të madh, sot ka ditëlindjen

Ndrek Prela ka lindur më 20 mars 1920 në Tivar të Malit të Zi, në një familje shqiptare. Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Argjentinë, ku babai i tij kishte emigruar për arsye ekonomike dhe që andej familja e tij zhvendoset në Shkodër.

Ndrek Prela bëri debutimin e tij në skenë në Shkodër në fund të viteve ‘40 dhe shpejt u bë një nga aktorët më të popullarizuar.

Derisa doli në pension, Ndrek Prela është i pranishëm thuajse në të gjitha veprat skenike të trupës së dramës së teatrit të Shkodrës, me role të ndryshme e të larmishme.

Në vitin 1963 debuton dhe në kinematografi me një rol dytësor tel filmi “Detyrë e posaçme”, për të vazhduar më pas me filma të tjerë, si “Komisari i dritës”, “Në fillim të verës”, “Në pyjet me borë ka jetë”, “Emblema e dikurshme”, “Balonat”, “Qortimet e vjeshtës”, “Militani”, “Balada e Kurbinit” etj. Ndonëse interpretues i roleve të dyta,

Roli i fundit për Ndrek Prelën do të datonte më 1975. I fundit sepse mbushi moshën. “E nxorën në pension, sepse “mbushi moshën…”, shkruan një miku i tij. E nxorën në atë kohë kur teatri kishte nevojë më shumë se kurrë për të, sepse ishte e pamundur të zëvendësohej një artist kaq i madh. Përsëri nuk bëri zhurmë.

E dinte se herët a vonë do të kujtohen për të. Siç u kujtuan… pas 9 vjetësh. E thirrën, madje e lutën të interpretonte Rahmiun tek “Çështja e Blertës” dhe i përloti të gjithë spektatorët me lojën e tij shpirtërisht të mbarsur. E thirrën gjithashtu tek “Franku i V-të” dhe ai erdhi sërish befasues.

Dhe këto ishin të fundit kontribute që ai dha në artin skenik shqiptar, për t’u larguar nga skena dhe sheshxhirimet, por duke mbetur përgjithmonë një zë miklues për dëgjimin toën të ëndjeve, për të mos ikur kurrë prej adhurimit që patëm dhe kemi për gjyshërit, të cilët ai i pavdekësoi me gjithçka të veçantë që mëkoi ai.

Ndrek Prela ka mundur të krijojë një profil artistik të veçantë, me mjeshtri interpretative dhe skalitje rolesh që mbesin në mendje. Të tilla janë gjyshi tek filmi “Komisari i dritës”, xha Rizai tek “Në fillim të verës”, Xhiko tek filmi “Në pyjet me borë ka jetë” etj.
Vdiq në vitin 2011 në moshën 91 vjeçar në qytetin e tij të dashur, Shkodër.

Rolet

1963: Detyrë e posaçme… Zefi, infermieri
1965: Vitet e para… Plaku i lundres
1966: Komisari i dritës …..gjyshi i Dritanit
1973: Operacioni “zjarri”
1974: Shpërthimi
1975: Në fillim të verës….Rizai, babai i Veres
1978: Në pyjet me borë ka jetë
1979: Emblema e dikurëshme
1979: Balonat…..Gjyshi i Drites
1979: Ditët që sollën pranverën
1981: Qortimet e vjeshtës
1982: Flaka e maleve
1984: Militanti… Xhandari
1990: Balada e Kurbinit…..Një nga Kurbinasit