osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

67 gola nga 8 sulmues, ofensiva e Kombëtares “frikëson” Kilin dhe Suedinë

67 gola nga 8 sulmues, ofensiva e Kombëtares “frikëson” Kilin dhe Suedinë

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë këtë muaj dy ndeshje miqësore që do të vlejnë si parapërgatitje para nisjes së Euro 2024 në qershor. Për sfidat ndaj Kilit dhe Suedisë, Sylvinho ka ftuar në ekip 24 lojtarë, mes të cilëve edhe janë plot 9 sulmues.

Sulmuesit e Kombëtares shqiptare përgjatë këtij sezoni kanë qenë në formë të mirë përgjithësisht. Përveç Jasir Asanit të cilit akoma nuk i ka nisur kampionati në Korenë e Jugut, lojtarët e tjerë të repartit të sulmit kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Nga këto 8 sulmues, janë shënuar plot 67 gola. Listën e kryeson Rey Manaj i cili me Sivasspor në Turqi ka shënuar 19 të tillë, teksa Ernest Muçi (Besiktas + Legia) dhe Sokol Cikalleshi (Konyaspor) vijnë pas tij me nga 11 rrjeta të tundura. Në krahun tjetër Myrto Uzuni mban vendin e katërt me 9 gola të shënuar me fanellën e Granadës.

Taulant Seferi (Bani Yas) është në kuotën e 7 golave, ndërsa prurja e re e Kombëtares, Arbër Hoxha e ka gjetur 6 herë rrugën e rrjetës këtë sezon në Kroaci, me fanellën e Slaven Belupo dhe Dinamos së Zagrebit.

Më së pakti gola nga këta sulmues kanë Armando Broja dhe Arbnor Muçollli. I pari që është në pronësi të Chelseat, por i huazuar te Fulham ka shënuar 2 gola, të dy me fanellën e “Bluve të Londrës”. Ndërsa Muçolli që luan me Goteborg në Suedi gjithashtu ka shënuar 2 gola.

67 gola nga 8 lojtarë nuk mund të themi që janë pak, pasi është një mesatare 8.3 gola për lojtar. Prandaj sulmi i Kombëtares mund të “trembë” disi Kilin dhe Suedinë, prova të cilat Shqipëria kërkon t’i kalojë me sukses.

Golat e shënuar nga sulmuesit e grumbulluar në Kombëtare:

Rey Manaj – 19

Ernest Muçi – 11

Sokol Cikalleshi – 11

Myrto Uzuni – 9

Taulant Seferi – 7

Arbër Hoxha – 6

Arbnor Muçolli – 2

Armando Broja – 2

Jasir Asani – 0 (Nuk ka nisur akoma kampionati në Korenë e Jugut)