osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Amerikanët fundosin Berishën, zbardhin skemën e pastrimit të parave me firmat piramidale, më 1997 u fshehën 20 mln dollarë në Greqi e Turqi

Amerikanët fundosin Berishën, zbardhin skemën e pastrimit të parave me firmat piramidale, më 1997 u fshehën 20 mln dollarë në Greqi e Turqi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë të dokumentuar çdo skandal dhe aferë të bërë nga pushtetarët shqiptarë. Periudha më e errët e vendi tonë është padyshim ajo e vitit 1997, ku u krijuan firmat piramidale dhe vendi shkoi drejt luftës civile. Por edhe pse kanë kaluar 20 vite nga kjo periudhë, amerikanët kanë informacion të detajuar mbi atë se çfarë ndodhi dhe politikanët e përfshirë. Gazeta ka siguruar një raport të FINCEN, Rrjeti për Hetimin e Krimit Financiar, pjesë e Departamentit Amerikan të Thesarit. FINCEN është ndër agjencitë më të forta në botë për pastrimin e parave dhe së fundmi ka treguar se ka të dhëna dhe për pushtetarët shqiptarë.

Në raportin e siguruar nga gazeta jepen detaje mbi historikun e pastrimit të parave në botë dhe për vendin tonë periudha më negative shihet vitit 1997. Agjencia amerikane tregon se vetëm në verën e vitit 1997 dolën nga Shqipëria plot 20 milionë dollarë dhe ato u futën kryesisht në banka greke e disa turke. Bëhet fjalë për para të firmave piramidale, të cilat i kanë nxjerrë të gjitha jashtë dhe shteti i drejtuar nga Sali Berisha nuk mori asnjë masë. “Në rajonin e Detit të Zi vetëm dy rajone, Greqia e Turqia, i përkisnin FATF (më 1997). Afërsia e tyre me 15 vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ngre një problem të veçantë në lidhje me pastrimin e parave.

Një tjetër problem me bankat e tyre ishte rrjedhja e fondeve të mëdha nga Shqipëria të lidhura me skandalin e piramidave të kursimit. Hetimet pas raportimeve për transaksione të dyshimta kanë treguar se shuma të konsiderueshme parash të thata, rreth 20 milionë dollarë, janë depozituar në bankat e vendeve fqinje në verën e 1997”, thuhet në dokumentin e FINCEN.

Përfshirja e qeverisë

Pas publikimit të raporti nga agjencia e pastrimit të parave në SHBA, gazeta ka bërë një sërë kërkimesh mbi informacione të tjera që i disponojnë amerikanët lidhur me firmat piramidale të vitit 1997. “SOT’ ka siguruar një raport të ngjashëm, të nxjerrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, po me bazë në SHBA. Aty jepen të dhëna shumë të detajuar, që do i publikojmë në ditët në vijim, mbi përfshirjen e qeverisë së asaj kohe. “Kishte shumë probleme menaxhimi, si në sektorin financiar dhe në përgjithësi.

Kuadri rregullator ishte i përshtatshëm dhe nuk ishte e qartë se cili kishte përgjegjësi për monitorimin e tregut informal. Edhe pas aprovimit të ligjit të bankave në shkurt 1996 që në dukje i dha fuqi Bankës së Shqipërisë të mbyllte institucionet ilegale financiare, banka qendrore nuk mund të merrte mbështetjen e qeverisë. Dhe vërtet qeveria po mbështeste kompanitë piramidale dhe zyrtarë të lartë shfaqeshin shpesh në takime të këtyre kompanive. Edhe në nëntor 1996 teksa kompanitë po shembeshin, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit pranuan medalje nderi në përvjetorin e një prej kompanive”, thuhet në dokument.

Paralajmërimi i amerikanëve

Amerikanët janë duke investuar në Shqipëri për realizimin e reformës në drejtësi dhe shfarosjen e krimit dhe korrupsionit. Por me publikimin e raporti nga FINCEN, SHBA jep një mesazh të qartë për të gjithë politikën se ata kanë në dorë dokumente dhe të dhëna për çdo situatë të ndodhur në vendin tonë që më 1990 e deri më sot. Jo më kot në raportet e DASH thuhet se pushtetarë shqiptarë janë të lidhur me krimin dhe janë të korruptuar. Por me SPAK thuhet se do hapen të gjitha çështjet e bujshme dhe SHBA po tregon se ka dijeni mbi të gjithë skemën piramidale të 1997. Po ashtu, amerikanët kanë rënë dhe në gjurmët e parave dhe po tregojnë se janë të përfshirë zyrtarë të lartë, ku në atë kohë president ishte Sali Berisha dhe qeveria varej prej tij. Në ditët në vijim gazeta do tregojë fakte mbi rolin që kishte qeveria në firmat piramidale të 1997./Kliti TOPALLI