osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Analisti Bedri Islami: Sikur të mendonim për një çast “gjëmën”…Belerin e Omonias të propozuar nga PS

Analisti Bedri Islami: Sikur të mendonim për një çast “gjëmën”…Belerin e Omonias të propozuar nga PS

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Sikur të mendonim për një çast se, në zgjedhjet vendore të 14 majit, Beleri, si përfaqësues i organizatës Omonia, të ishte propozuar nga Partia Socialiste dhe e majta në përgjithësi. Çfarë do të kishte ndodhur?
– Publicitet –

Një kor i tërë shtrigash, të politikës dhe të një pjese të mediave të tashme, që bëjnë mbrojtësit më të mëdhenj të çështjes Beleri, sa që janë të gatshëm të shesin gjithçka që ,munden të shesin, deri edhe nderin e dinjitetin, do të krijonin korin e tyre të pabesueshëm, deri në alivani, se , ja shërbëtori i Greqisë, tradhtari, i shituri, Zerva 1 dhe Zerva 2, përfaqësues i Agimit të Artë, Edi Rama, bëri këtë marrëveshje, si njeriu që ka shitur shtetin shqiptar.

Në të gjitha emisionet e radhës, që u bënë shumë, do të ishin të pranishëm për të bërë atdhetarët e mëdhenj, nacionalistët, të vërtetët, deri sa nga ana tjetër do të bënin gati marrëveshjet e reja me lobet greke, brenda e jashtë shtetit grek.

Dalldia nacionaliste do të përfshinte të gjithë ata që sot, ndërsa mbrojnë Belerin, ndoshta ndër vemjet e fundit të një politike kapitulluese, kanë hapur frontin e dytë kundër çdo marrëveshje ndërkombëtare, ndaj çdo lëvizje që bëhet në rritjen e prestigjit të shtetit të tyre, që në mëngjes shfaqen si nacionalistët e vetëm në mbrojtje të Belerit, ndërsa në darkë si kozmopolitët e furishëm kundër departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian, çdo institucioni apo figure të rëndësishme politike që, sido kudo, merr një qëndrim ndryshe nga dëshira e tyre.

Beleri është ndër ata që nacionalizmin e ka strehën e tij të fundit. Ai është sot i rëndësishëm në oborrin e politikës së shtetit grek, që , duke u fshehur pas rastit të tij, hedh në treg gjithë mëritë dhe inatet e shumëfishta ndaj politikës në Shqipëri, sa herë që ajo ka qenë kundër diktatit të saj.

Për shtetin dhe politikën greke ne kemi qenë të mirë dhe janë pajtuar kur u kemi bërë lëshime të mëdha. Si në rastin Marrëveshjes së turpshme të Detit, pas së cilës, jo vetëm na duartrokitën, por edhe na puthën. Ne jemi të rëndësishëm për shtetin dhe politikën greke kur lejojmë që, edhe aty ku nuk kishte këmbë ushtari grek të vrarë në luftë, të bëhen varrezat e ushtarëve të tyre, me eshtrat e shqiptarëve të vdekur shumë vite para kësaj lufte.

Ne jemi të shkëlqyer për politikën dhe shtetin grek kur duruam aq gjatë një peshkop grek, si Janullatos, kur vërshuan këtu popët dhe misionarët e kishës greke, duke harruar se kemi një Kishë Autonome ortodokse, të ngritur nga gjaku i martirëve.

Ne jemi të mirë për to, bile shumë të pranuar, kur lejojmë që të bëhen pelegrinazhe për një Shën Kozma, që , veç të tjerave, kërkoi greqizmin e Shqipërisë, që nga Shkumbini e deri në jugun e saj.

Beleri është tabu e politikës greke. Ai është shenjti i kohës, megjithëse i përkohshëm, pasi, jo për gjë tjetër, krijoi alibinë e një precedenti të ri të shantazhit dhe të paraqitjes së shtetit shqiptar si tribu, ku nuk ka rëndësi e vërteta, por ajo që mendon politika greke. E mbështetur nga opozita, që dërgon emisarë të porositur për marrëveshje të tjera.

Nuk ka mbetur derë pa dërguar relacionet e saj, pa bërë gjëmën, që nuk shkrep në fakt, dhe , në fund, pa thirrur në ndihmën e saj gjynahqarë të medias sonë, për të shpallur se, pikërisht këtu, në këtë vend, gjyqi ndaj një minoritari , që në fakt nuk ka asnjë lidhje me minoritetin grek, bëhet me urdhër të kreut të qeverisë, se gjykatat tona janë , po ashtu , si thonë në Athinë, se këtu, në këtë vend, çdo gjë shitet dhe çdo gjë blihet.

Është e vështirë të mbështetësh një ide kur ajo nuk është e nga vetja. Është e pamundur të krijosh një kauzë të qëndrueshme nga njerëz të pa qëndrueshëm, përmes fakteve politike dhe krijimit të imazhit të rremë.

Beleri është kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, që është dënuar me dy vite, por që, fitoi pikërisht se u arrestua dy net para zhvillimit të zgjedhjeve. Nëse ai nuk do të ishte arrestuar me aq bujë dhe befas, as që mendohej se do të kishte fituar.

Arrestimi i tij u bë shkaku i nxitjes së nacionalizmit të skajshëm grek, blerjes masive të votave në emigrantët, detyrimin e tyre për të votuar në favor të përfaqësuesit të politikës greke, e mbi të gjitha, për të krijuar shkakun e përplasjeve të ardhshme.

Zemërimi grek zakonisht zgjat pak, por mëria e tyre është e gjatë, e , nganjëherë është e pafund.

Rasti Beleri nuk është një akt i pazakontë. Ka ndodhur edhe më herët, do të ndodhë edhe më pas.

Çudia është me “ nacionalistët tanë”, që shpallin si doktrinë të tyre të djathtën kombëtare, që shfaqen si pasues të mendimit dhe lëvizjeve nacionaliste, kur, gjithë ditën e gjithë natën , nuk janë asgjë tjetër, veçse brekë grisurit e politikës kombëtare, që për një bashkiak të lodhur nga krimet e tij politike dhe pjesë e lëvizjeve anti vendit ku ka lindur dhe kombësisë që i takon, janë gati të shpallin kredon e tyre kundër çdo gjëje që ia vlen në Shqipëri.

Çudia është me medialët , të cilët zgjohen në mëngjes si nacionalistë të linjës më të ashpër, që nuk pyesin për asnjë institucion ndërkombëtar, që kanë shpallur luftën e tyre të hapur ndaj vlerave demokratike, por që në darkë janë kozmopolitët më të skajshëm.

Beleri në Shqipëri është një çështje gjyqësore. Asgjë më shumë. Duhet trajtuar si e tillë. Duke sulmuar strukturat e reja të drejtësisë, në të njëjtën gjatësi linje dhe të njëjtin fjalor si politika ultra nacionaliste greke, shumë prej tyre, që nga kreu i Foltores dhe të tjerë rreth tij, nuk kanë hallin e Belerit, por atë që vjen pas tij.

Beleri për politikën greke ishte si një kalë i dikurshëm trojan për të zhbërë atë që ndodh në Shqipëri. Për të djathtën e Foltores është precedenti se si mund të rrëzohet sistemi i drejtësisë. Të dyja palët puqen. Në dëshirën për të shembur shtetin dhe drejtësinë e tij.

Beleri do të harrohet. Ata që ngritën piedestalin për të, jo.

Edhe ata kanë emër.

*****