osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ancelotti: Unë në burg? Ja si është e vërteta

Ancelotti: Unë në burg? Ja si është e vërteta

Reali i Madridit vuajti kundër Leipzigut, por arriti të kualifikohej në tetë skuadrat më të mira të Champions League. Rekordmenët e këtij kompeticioni, e mbyllën në barazim 1-1 duelin në “Santiago Bernabeu” përballë gjermanëve.

Leipzigu bëri mjaft mirë, njësoj siç vuri në vështirësi ekipin e Carlo Ancelottit në Gjermani, sfidë që u fitua 0-1 nga “Los Blancos”. Rezultat që ishte vendimtar në kualifikimin e iberikëve.

“Ishte një ndeshje të cilën e luajtëm keq, me pak intensitet dhe pa vëmendjen e duhur. Aspekti psikologjik bëri diferencën, ndikoi shumë tek ne. U përballëm me një skuadër me kualitet.

E vërtetë që ata nuk kishin asgjë për të humbur, ndërkohë që ne vuajtëm. Gjithsesi, rëndësi ka kualifikimi. Duhet të kishim bërë më shumë presing. U tërhoqëm shumë në mbrojtje.

Na munguan edhe vertikalizimet. Ishte një mbrëmje e shpifur, nuk kemi pse ta mohojmë. Duhet të kërkojmë ndjesë për këtë paraqitje. Ndodh të luash kështu në Champions, për fat nuk ndikoi në kualifikim.

I meritojmë kritikat. Duhet të bëjmë autokritikë, por pa e ekzagjeruar”, u shpreh trajneri italian, i cili u ndal edhe tek akuzat për evazion fiskal. Me prokurorinë spanjolle që kërkon 4 vite e 9 muaj burg për 64-vjeçarin emilian.

“Flitet për diçka që ka ndodhur në 2015 sepse mendojnë se kam qenë banor këtu. Unë tashmë e kam paguar gjobën. Nuk kam qenë rezident këtu në 2015. Jam i bindur në pafajësinë time, por le të shohim se çfarë do të vendosë drejtësia”.