Gunter Krischbahum, deputeti i Bundestagut gjerman që është përplasur me Edi Ramën duket se nuk i ka keq punët me kolegun serb të kryeministrit shqiptar.
Kryetari i Komisionit të Integrimit në parlamentin gjerman ishte dje në Beograd dhe nuk ka qenë kaq i rreptë me Vuçiçin, siç ka bërë me kreun e qeverisë shqiptare.
Krischbahum deklaroi se “Kosova nuk mund të qëndrojë në konflikt i hapur siç është Qiproja”.
Vetë Vuçiç e ka shprehur hapur mbështetjen e deputetit të Bundestagut. Ai tha se do të ketë referendum popullor për formulën e njohjes së Kosovës.
“Qytetarët e Serbisë do të kenë rastin të deklarojnë veten për atë që mendojmë se është një zgjidhje racionale dhe kompromisi”, tha Vuçiç.
Vuçç shtoi se Gjermania është partneri më i madh tregtar i Serbisë dhe shprehu besimin se kjo do të vazhdojë në 30 vitet e ardhshme, ndaj theksoi presidenti serb, është shumë e rëndësishme të mbahen marrëdhëniet e mira me Gjermaninë.
Sipas Vuçiç, Serbia do të tërheqë kompani të tjera gjermane me më shumë reforma në sundimin e ligjit. /tesheshi.com/