osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arritja e Demarkacionit me Malin e Zi, Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes

Arritja e Demarkacionit me Malin e Zi, Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes

Dje ishte një ditë e shënuar për popullin e Kosovës, pasi arriti marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo gjë u njoftua nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviç.

Për këtë gjë Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet nesër për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Caktimin e seancës për të dielën e ka vendosur Kryesia e Kuvendit e cila e ka vënë në rend dite këtë pikë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e cila po interpretohet edhe si aneks i marrëveshjes së vitit 2015. Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.

Përparimet drejt ratifikimit të demarkacionit i ka përshëndetur edhe Bashkimi Evropian, përmes shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Pas një takimi me liderët e partive politike ajo ka potencuar se tani pret që marrëveshja për demarkacionin të ratifikohet shpejt dhe suksesshëm.

“Mezi po presim që shpejt dhe suksesshëm të ratifikohet marrëveshja e diskutuar gjatë për demarkacionin me Malin e Zi, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës më afër mundësisë që të gëzojnë lëvizjen e lirë dhe pa viza”, ka shkruar ajo në faqen zyrtare të BE-së në Kosovë. Më tej Apostolova ka thënë se mirëpret deklaratën e përbashkët mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.

Me marrëveshjen e re ndërmjet presidentëve, është siguruar mbështetja e shumicës së spektrit politik në Kosovë për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare, të vitit 2015.

Krahas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, tani këtë marrëveshje po e mbështesin edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përderisa mbetet e paqartë se si do të votojë Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq te komunitetet pakicë, marrëveshja besohet se e ka mbështetjen e nevojshme të komuniteteve jo serbe.

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë të Austrisë. Kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Në anën tjetër, Komisioni Evropian i ka vënë kusht Kosovës ratifikimin e demarkacionit për të marrë liberalizimin e vizave.