osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arsyet dhe pasojat e vërteta të bllokimit të rrugëve nga Basha-Kryemadhi

Arsyet dhe pasojat e vërteta të bllokimit të rrugëve nga Basha-Kryemadhi

Nga Flogert Muça

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë ndryshuar strategji duke lënë mënjanë protestat në shesh apo para Kuvendit dhe janë transferuar në rrugë, duke bllokuar akset kryesore kombëtare.

Pse kjo lëvizje nga Basha-Kryemadhi dhe cilat janë pasojat sociale dhe politike që po ndodhin nga ky aksion?

Sa i përket zhvendosjes nga sheshi në rrugë, arsyeja është shumë e thjeshtë. Basha e Kryemadhi panë se nga protesta në protestë (në Bulevard dhe përballë Kuvendit) numri i militantëve sa vinte e binte. Për të mos folur për mbështetje nga pjesa tjetër e qytetarëve që nuk u bashkuan kurrë as me mënyrën e protestës e jo më në terren.

Duke parë këtë rrudhje numrash ku dhe të vetët nuk po bindeshin më për të dalë në sheshin e protestës, PD dhe LSI bënë një tërheqje për të mos vijuar më tutje disfatën publike dhe menduan një strategji të re, e cila nuk kishte nevojë për më shumë se 100 militantë, e ajo ishte bllokimi i rrugëve.

Unë nuk di të them nëse stafi i Bashës e Kryemadhit bën apo jo sondazhe, por me shumë gjasë, nëse do të pyesje sot shqiptarët (edhe ata militantët më të flaktë) do të ishin kundër bllokimit të rrugëve. Sepse punët, sëmundja, lëvizja, nuk iu ndodhin vetëm socialistëve apo atyre pa parti, por të gjithë njerëzve. Ndaj, askush nuk do donte të shihte familjarin e tij në ambulancë që i bllokohet rruga nga disa parti politike që kanë qenë në pushtet dhe duan sërisht thjeshtë dhe vetëm pushtet, pasi nuk është se ndritën gjë kur qeverisën, përkundrazi. Nga ana tjetër turistët poashtu kanë filluar anulimet që kur nisën protestat e dhunshme në shkurt, duke iu hequr të ardhura nga duart shqiptarëve dhe ekonomisë. Thënë këto, ngado që të përpiqesh ta kapësh aksionin e PD-LSI-së, nuk i gje dot një anë pozitive as në aspektin social, as në atë ekonomik të vendit.

Për tu kthyer të këshilltarët e Bashës e Kryemadhit mbetet vetëm të habitemi se si akoma liderët e opozitës besojnë në ta, në një kohë që çdo strategji e thurur prej tyre çon tatëpjetë opozitën.

E megjithatë, Basha dhe Kryemadhi nuk ndalen në aksionin e tyre, a thua se janë misionarë të vrasjes së partive të tyre. Kjo shihet qartë në mesazhet politike publike që japin të dy krerët e partive, ndërkohë që kanë bllokuar rrugët e qytetarët .

Fjala bie, Basha i bën thirrje BE-së që të çelë negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që duke filluar nga rruga e duke përfunduar në selitë e kancelarive të vendeve të BE-së nxin Shqipërinë. E pasi e ka bërë leckë vendin në sy të të gjithëve, del e iu thotë atyre ‘Na çilni negociatat tani’. Edhe deputetët e vendeve të BE-së shprehen se sa qesharak është lideri i PD-së që në sytë e tyre shan Shqipërinë, pastaj del në media dhe thotë ‘na hapni negociatat’. Hipokrizia e Bashës është një ndër arsyet e forta pse ndërkombëtarët nuk e besojnë e as nuk e mbështesin. Për të mos folur për seriozitetin dhe vizionin.

Ndërkohë, Kryemadhi shkon edhe më tej, ku publikisht thotë se Rama duhet të ikë sepse po bën genocid duke hedh gaz lotjsellës ndaj protestuesve të dhunshëm. Kryemadhit nuk i kanë thënë se shqiptarët kanë internet dhe shohin se e njëjta gjë ndodh kudo në vendet demokratike kur turma kalon cakun.

Ndoshta, Kryemadhit nuk i kanë thënë se kur flet për gazin lotsjellës në protesta, shqiptarëve iu kujtohet 21 janari dhe katër viktimat në mes të bulevardit, ku ministër i brendshëm ishte aleati i saj vizionar, Lulzim Basha. Ndoshta nuk i kanë thënë se pika që derdhi gotën në 21 janar ishte videoja Meta-Prifti, të cilën të gjithë e mbajnë mend dhe e shohin në Youtube.

Janë këto arsyet që tregojnë se opozita e ka humbur busullën, e për këtë arsye po bën edhe shqiptarët të vuajnë nga paaftësia e saj për tu kthyer në rrugën e duhur, që fillon nga lirimi i rrugëve.