osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Artisti i “gjithëanshëm” Mevlan Shanaj!

Artisti i “gjithëanshëm” Mevlan Shanaj!

Emri “Mevlan Shanaj” mbart në vetvete një talent të spikatur të ekranin shqiptar. Vlerat që transmeton ky artist, i japin kolorit jetës kulturore shqiptare.

Në 45 vite karrierë aristike, Mevlan Shanaj, artisti i merituar, është një figurë e shquar në kinematografinë shqiptare si një nga aktorët e nivelit më të lartë, si regjisor në kinema e televizion, si prodhues filmash, si skenarist e producent, si autor e si profesor në degën e regjisë pranë Akademisë së Arteve në Tiranë.

Pas 45 vitesh karrierë artistike, mund të themi me plotë gojë e njëzëri “Krenarë për një artist të kompletuar, krenarë për Mevlanin”. Por artisti i “gjithëanshëm” është më shumë krenarë për mundësin e eksplorimin të zhanreve të ndryshme artistike duke i promovuar dhe i lënë brezave të mëvonshëm zhanre-risi të reja artistike. Por risia dhe e reja kanë një kosto dhe ajo është përkushtimi që artisti, i ka kushtuar artit, skenës, regjisë dhe botës akademike në përgjithësi. Mevlan karakterizohet si Intelektuali që do ndryshimin, që dëshiron progresin, që lufton dhe përçmon diktaturën e synon “lirinë”. “Unë them ‘Dua’”- shprehet Mevlani.

Fëmijëria

Mjeshtëri i madh dhe artisti, Mevlan Shanaj, lindi më 7 shkurt të vitit 1945 në Mallakastër, ku është shpallur edhe qytetar nderi i qytetit. Nga 1959, artisti i ardhur nga Patos, ka plotë 55 vite në Tiranë, por krenaria për Mallakastrën dhe vendlindjen është e madhe. Është prezantuar tek publiku si aktor, regjisor në kinema dhe televizion,si skenarist, producent i filmit Pharmakon me regji e skenar të Joni Shanaj, autor dhe pedagog.

Fëmijëria e tij është e mbushur me emra të mëdhenj në fushën e artit, të cilët Mevlani i ndiqte nga ekrani. Sot shumica e tyre janë miq dhe kolegë të tij. Nëse Mevlanin e pyesim se ku ka qenë pikënisja e tij në këtë rrugëtim të gjatë artistik, për plot 45 vite, Mevlani me pozitivitetin që e karakterizon shprehet se pikënisja ka thjeshtë një emër dhe ai është “Aleksandër Moisiu”.

“Një artist si “Aleksanër Moisiu” të frymëzon dhe të bënë të kthesh sytë nga jeta artistike. Kur isha në moshë për të zgjedhur formimin e jetës, media, ekrani dhe shtypi flisnin për emrin dhe vlerat e Aleksaner Mojsiut. Kjo është ndjesia që më shtyu të konkuroja tek Universiteti i Arteve, që në atë kohë mbante edhe emrin “Aleksandër Moisiu.”- shprehet mjeshtri i madh, Shanaj.

Familja

“Jemi familje kryesisht artistësh”- shprehet Kryeartisti i familjes. Mevlani, së bashku me bashkëshorten Natasha Lakon, janë skenaristë, e kanë punuar së bashku në shumë projekte. Natasha, një emër i njohur për publikun shqiptar është autore e disa botimeve e skenariste e shumë filmave. Produkti i një cifti artistësh janë ‘mbiartistët’. E kam fjalën për Joni Shanaj, djalin e Mavlani dhe të Natashës, një arist i ri, regjizor, autor, publicist me vlera të mëdha. Një student i ekselencës në Shkollën Suedeze, ku eksperienca e të atit i ka shërbyer, për ta tejkaluar atë sepse teknikat më të fundit të artit lëvrohen nga Joni ,tashmë. Por asgjë nuk do të ishte e njëjta pa Herën, vajzën e Mevlanit dhe Natashës, e cila është korniza e një pikture me vlerë.

1

Por nëse do të flisnim për Mevlanin dhe Natashën, nuk mund të lejmë pa përmendur, “ëngjëjt dhe gëzimin e jetës së tyre”, dhe ata janë Nipi dhe Mbesa. “Asgjë nga krijimtaria jonë nuk kalon pa kontrollin e vajzës sonë Herës, duke qënë më racionalja e familjes sonë. Një dashuri e pafund, që i ka shumëfishuar gëzimin e jetës”-kështu e përkufizonë Mevlani dashurinë e madhe për familjen e tij. “Jam shumë i pëkushtuar me nipin dhe mbesën ku se bashku me Natashën, kalojmë kohën me të bukur.”- shprehet Mevlani.

Televizioni

Televizioni është pjesë e pandarshme e jetës artistike dhe kulturore të Mevlan Shanaj. Eksperienca televizive e artistit shqiptar ka filluar si folës në television gjatë vitit 1968. Një vit më vonë Mevlanin e shohim regjizor të disa programeve 2televizive. Karriera artistike e tij, fillojë në momentin e diplomimit, ku për shkak të punës së tij të shkëlqyer në punimin e diplomës, u përzgjodh për tek filmi “I teti në Bronz” me autor Dritëro Agollin.

Dokumentarë

Dokumentarët janë një zhaner televiziv që Mevlani ka vendosur ‘vulën’ e tij, për shkak të kontributit të madh të falur në këtë pjesë të artit. Dokumentarët e realizuar nga Mevlan Shanaj janë të shumtë, por vlen të veçohet “Shkronjat e Pavarësisë”,me Ndrekë Lucën dhe “Përcjellja”, kushtuar Vangjush Furxhit. “Shkronjat e Pavarësisë” dhe “Përcjellja” janë edhe dokumentarët më të realizuar nga artisti. Të tjerë dokumentarë janë “Marie Kraja”, “Tefta Tashko”, “Komani një Betejë e Madhe”,4 “Gju me Gju”, “Lasgush Poradeci”, “Berati Qyteti i Bardhë”, “Zëra nga Lashtësia”, “Katër Mëngjeset”, “Pandi Raidhi”, “Rrugët”, “Bibla & Kurani” , “Një ftesë nga Iliri”, “Visi”, “Përcjellja”,

Gjatë punës në RTSH ka realizuar rreth 30 vepra të zhanreve të ndryshme televizive, si dramën në tv, dhe shumë spektakle.

Filmografia

Film i parë i realizuar nga Mevlan Shanaj është “I teti në bronz”(1970) regjisor Viktor Gjika. Janë të shumë filmat ku Shanaj ka interpretuar, të tillë si : “Malet me blerim mbuluar” (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, “Guximtarët” (1970) regjisor Gëzim Erebara, “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) regjisor Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja “Ballë për Ballë”(1979) regjisor Kujtim Çashku, me bashkëautor K. Cashku edhe P Milkani, “Rrethimi i Vogël” (1986) regjisor Saimir Kumbaro, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) i Pirro Milkanit, “Viktimat e Tivarit”(1996) i Ekrem Kryeziu, Unë e dua Erën” (1991), regjisor Albert Minga, “Lule të Kuqe Lule të Zeza” realizim i vetë Shanajt, “Në kërkim të kujt” regjisor Gjergj Xhuvani.

Regjizura

Realizimet artistikë të shumë fimave shqiptare mbajnë emrin e Mevlan Shanaj. Mevlan spikat edhe në fushën e regjizurës me filmat: Lule të kuqe, lule të zeza ( 2003), Fletë të bardha ( 1990), Të shoh në sy 1986, I paharruari 1984, Një telegram një këngë 1982, Plumba perandorit 1980 dhe Korrierët 1976. Filmi më i realizur i Mevlan Shanaj, padyshim është “Plumba perandorit” më 1980, ku për shkak të tematikës dhe për shkak të realizimit të shkëlqyer të regjizorit, korri një suksesë të padëgjuar më parë.

Cmimet dhe nderimet

Për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare, regjisori dhe aktori i njohur i skenës Mevlan Shanaj, në vitin 2008 mori titullin Mjeshtër i Madh. Kontributi i tij në art është gjithëpërfshirës dhe pëfshin zhanre të ndryshëm artistik. Mevlan Shanaj i është ofruar publikut shqiptar si regjizor i disa nga filmave më të njohur dhe më të vlerësuar nga “kritika”, publiku shqiptar. Mevjan Shanaj i është ofruar publikut shqiptar si aktor, duke interpretuar role të shkëlqyra, ku fjalit e thëna prej tij mbahen mend, dhe intreprotohen nga një publik i gjerë.

Mevlan Shanaj i është ofrua publikur shqiptar si producent i filmit Pharmakon me regji e skenar të Joni Shanaj, duke sjell “vlera” për publikun. Mevlan Shanaj është skenarist, ku “perla” janë prodhuar prej tij. Mevlan Shanaj është autor, ku falë kontributit të madh me librin “Ekrani është vetë ëndrra” ka mbushur një hapsirë boshe në botën e artit për shkak të mangësive në botim të tyre.

Mesazhi i artistit

Tek një personazh plotë me ide dhe kreativitet si Mevlan Shanaj, mund të marrim disa mesazhe të vlefshme që i shërbejnë një publiku mbarë dhe i shërben në mënyrë të veçantë artistëve të rinjë. “Së pari artisti duhet të zgjedh, të selektoj, sepse pa selektim nuk je një arist i kompletuar. Së dyti, një artist duhet të ruaj masën. Masa është vlerë. Së treti, jetëgjatësia në art. Vepra që jeton gjatë padyshim është dashuria më e madhe e artistit.”- rekomandon artist i kompletuar Mevlan Shanaj.