osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

At Foto Cici: Janullatos, kryepeshkop apo… shefi i shërbimeve të fshehta greke në Shqipëri me petkun e klerikut takon anëtarin e “Mavi” në qeli Beleri

At Foto Cici: Janullatos, kryepeshkop apo… shefi i shërbimeve të fshehta greke në Shqipëri me petkun e klerikut  takon anëtarin e “Mavi” në qeli Beleri

Në lojën e Athinës për të liruar Fredi Belerin ka hyrë fuqishëm edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, i cili u bë shtetas me letra në kohën kur President ishte Ilir Meta.

Janullatos, në një mënyrë flagrante ka shkuar të takojë në burg Fredi Belerin, duke plotësuar kështu ‘puzzlen’ politik të presionit diplomatik të Athinës.

Janullatos e ka takuar Belerin në suazë të 15 gushtit, festës së krishterë të Shën Mërisë, vizitë për të cilën është shprehur edhe vetë Beleri nga paraburgimi.

Duke shkruar në rrjete sociale, Beleri falënderon “Hirësinë e Tij”, por çudia është se një i paraburgosur nuk mund të përdorë asnjë mjet komunikimi, deri në vendimin e gjykatës, edhe atëherë një herë në muaj. Nga ana ligjore ky akt është një shkelje e rëndë, çka mund të rëndojë më shumë pozitat e të pandehurit në fjalë.

Por gjasat janë që faqen e Belerit e përdorin ose qarqe të Athinës zyrtare, ose me shumë mundësi aty është dora e Vangjel Dules. E kjo shihet më shumë, po të vëzhgosh stilin e frazave që ngjajnë me retorikën e kreut të PBDNJ-së në publik, i cili e ka nisur karrierën e tij si përkthyes i ligjëratave ekumenike të kryepeshkopit Anastas dhe me ndikimin e tij u zgjodh kryetar i partisë së minoritetit grek.

“Falënderoj përzemërsisht Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë z.Anastasios për vizitën e sotme. Jam thellësisht i prekur që në ditën e Shën Mërisë më bekoi me dhuratën e pranisë së tij, besimin dhe dashurinë e tij”, shkruhet në faqen e Belerit, ku bashkëngjitet një shkrim i portalit të lajmeve të Kishës Ortodokse ordodoxianewsagency.gr. Portal i cili lajmin e vizitës së Janullatosit në qelinë e Belerit e ka të botuar vetëm në gjuhën greke edhe pse ai ka edicione edhe në shqip, anglisht, por edhe gjuhë të tjera të vendeve ortodokse.

E në këtë lajm, portali i Janullatosit shkruan: “Ikona e Hyjlindëses, i është dhuruar nga Fortlumturia e Tij Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, z. Anastasios, kryetarit të zg jedhur të Bashkisë së Himarës, z. Freddy Beleris. Vizita plot simbolikë, por me një mesazh thelbësor, u zhvillua në ditën e festës së Shën Mërisë apo Pashës së Verës për ortodoksët dhe veçanërisht për helenizmin”.

Ndërkaq, më pas portali kishës, bën të ditur se Janullatos e kishte kërkuar që në fillim të arrestimit takimin me Belerin, por vetëm më 15 gusht, Drejtoria e Burgjeve ka pranuar që të hyjë në mjediset e 313. E më pas portali i kishës akuzon autoritetet shqiptare për “përndjekje” ndaj Belerit.

“Ndërsa kërkesa për një vizitë dhe takim përkatës ishte bërë vazhdimisht dhe me kompetencë thuajse që në fillim të kësaj aventure të çuditshme përndjekjeje, vetëm mbrëmë autoritetet e pranuan kërkesën.

Për kryebashkiakun e Himarës ishte dhurata më e mirë në kushtet e izolimit të padrejtë në të cilin ndodhet pa e ditur askush përfundimin e çështjes. Ikona do të jetë jo vetëm ngushëllimi dhe shoqërimi më i mirë në vetminë e burgjeve, por edhe një udhërrëfyes i mrekullueshëm për gjithë jetën, diçka kaq e nevojshme për çdo besimtar në sprova dhe privim lirish…”, theksohet në portal.

Ku më pas shkruhet se vazhdimisht Janullatos ka mbështetur minoritetin grek në Shqipëri, si në vitin 1994 kur u burgos pesëshja e minoritetit, rastit të vrasjes së Aristotel Gumas në Himarë në 2010-n, apo rrëzimin e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, ku sipas portalit u lançuan fushata të egra kundër Janullatosit.

I cili edhe pse është “pagëzuar” nga Ilir Meta me pasaportën shqiptare, e thotë hapur se në Himarë jetojnë grekë etnikë, edhe pse kjo nuk është aspak e vërtetë. /Pamfleti