Avokati ndërkombëtar i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ben Brandon, deklaroi sot se çështja e shqyrtimit të masës së sigurisë ndaj tij është vonuar në mënyrë të pashjegueshme dhe se është e nevojshme një përshpejtim i saj.
Në një konferencë për median, krah avokatit tjetër të kryebashkiakut, Plarent Ndreca, Brandon nënvizoi se ka nisur ndërkohë përgatitja e aplikimit për t’iu drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ai u shpreh i keqardhur për faktin se autoritetet shqiptare i kanë refuzuar për 14 muaj me radhë kërkesat e avokatëve ndërkombëtarë që të takohen me Veliajn.
“Kjo çështje ka rëndësi jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. E kemi përfaqësuar Veliajn që në fillim të ndalimit së tij dhe kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur ta takojmë në paraburgim. Ato kërkesa na janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Pas një ndryshimi të vendimmarjes së autoriteteve, që erdhi me vonesë, na u dha e drejta ta takojmë. Megjithatë, duam të ritheksojmë se refuzimi i kërkesave tona për ta takuar Veliajn, për më shumë se 14 muaj, është e papranueshme. Arsyet e refuzimit dhe të ndryshimit të qasjes për ne mbeten të paqarta. Nuk është dëshira jonë ta takojmë atë, por është e drejta e Veliajt të takojë avokatët e tij”, tha Brandon.
Ai theksoi se vonesa prej 16 muajsh lidhur me masën e sigurisë është e pashpjegueshme, në një kohë kur Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë se kur bëhet fjalë për lirinë e personit, çështja duhet ta trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kjo çështje ka interes edhe publik sepse përveçse ka ndikuar te Veliaj, familja e tij, gruaja dhe dy djemtë, ka ndikuar edhe te qytetarët e Tiranës, të cilët e kanë zgjedhur për të qeverisur qytetin. Ne mendojmë se ndalimi i tij është i panevojshëm, joproporcional dhe i paligjshëm. Të ndalosh një person duhet të jetë masa e fundit, ky standard është rivendosur edhe nga Gjykata e Lartë në maj 2026. Por në këtë rast kemi të bëjmë edhe me ndalimin e një personi të zgjedhur. Kjo kërkon një kontroll edhe më të rreptë sa i takon të gjithë procesit. Të gjitha këto standarde në këtë rast kanë munguar”, sqaroi ai.
Deklarata e plotë e av. Ben Brandon:
Ne jemi përfaqësuesit ligjorë ndërkombëtarë të zotit Veliaj. Ne e kuptojmë shumë mirë që kjo është një çështje e cila ka një rëndësi të lartë publike në vendin tuaj, por jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë, dhe ne kemi përgjegjësinë për t’iu shpjeguar praninë tonë këtu dhe arsyen pse ne jemi këtu. Jemi për të asistuar zotin Veliaj në aplikimin e tij drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Dy ditët e fundit i kemi kaluar në ambientet e paraburgimit në Durrës ku ai ndodhet për të punuar për përgatitjen e këtij aplikimi dhe do të rikthehemi në fillim të shtatorit për të vijuar me aplikimin.
Ne e kemi përfaqësuar ligjërisht, kemi qenë përfaqësues ligjor të zotit Veliaj që në fillimet e ndalimit të tij dhe së bashku me bashkë përfaqësuesit ligjorë në SHBA kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur që të takohemi me të, por këto kërkesa na janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Mbas një ndryshimi të vendimmarrjes nga ana e autoriteteve në Tiranë, një ndryshimi me vonesë të vendimmarrjes, më në fund na është dhënë mundësia e takimit me zotin Veliaj pas rreth 14 muajsh kërkesash të refuzuara.
Jemi mirënjohës për mundësinë që na është dhënë si përfaqësues ligjor ndërkombëtar të zotit Veliaj që ta takojmë në ambientet e paraburgimit në Durrës dhe jemi mirënjohës dhe bashkëpunues për bashkëpunimin e stafit në ambientet e paraburgimit në Durrës. Ne duam të ritheksojmë që mohimi i qasjes në përfaqësues të zgjedhur ligjor për zotin Veliaj më shumë se 14 muaj është e papranueshme. Arsyet e refuzimit të aksesit nga ana e tij tek një mbrojtës i zgjedhur prej tij dhe arsyet e ndryshimit të qasjes dhe të pozicionit nga autoritetet shqiptare për ne mbetet e paqartë dhe konfonduese.
Duam të theksojmë që nuk është dëshira jonë që ta takojmë atë, por është e drejta e tij që të zgjedhë përfaqësues ligjorë dhe të ketë akses dhe qasje tek këta përfaqësues. Vonesa dhe pengesa ndaj qasjes së zotit Veliaj tek përfaqësuesit ligjor të zgjedhur prej tij është një prej vonesave të përgjithshme në këtë proces, vonesat dhe kohëzgjatja e tepërt e kohës që i duhet gjykatave, veçanërisht gjykatave të shkallës së dytë, pra të Apelit për të trajtuar dhe për të shqyrtuar ligjshmërinë e ndalimit të paraburgimit janë të papranueshme.
Ashtu si e drejta e zotit Veliaj për të pasur akses tek përfaqësues ligjor të zgjedhur prej tij, njësoj dhe e drejta për një shqyrtim gjyqësor të shpejtë për të verifikuar ligjshmërinë e ndalimit të tij dhe paraburgimit të tij dhe për të sqaruar nëse ky ndalim është i ligjshëm dhe për t’u liruar nëse ai është i pabazuar. Kjo është një çështje me shumë detaje dhe të gjithë mund të humbasim në to, por për t’iu sjellë një kronologji të çështjes dhe të gjitha vonesat që janë pjesë e saj, për t’iu kujtuar autorizimin për paraburgimin e tij dhe ndalimi i tij në 10 shkurt të vitit të kaluar, pra në 2025, dhe shqyrtimi i këtij ndalimi nga GJKKO, nga Shkalla e Parë e gjykatës së SPAK në 12 shkurt në një seancë të mbyllur që autorizoi ndalimin e zotit Veliaj, i cili menjëherë bëri një ankesë në Shkallën e Dytë të gjykatës së SPAK në Apelin e GJKKO e cila u trajtua në 11 mars të vitit të kaluar dhe menjëherë mbas vendimmarrjes në shkallë të apelit të gjykatës së SPAK pati një ankesë në GJL e cila u trajtua në 8 korrik të vitit 2025 dhe me këtë vendimmarrje Veliaj bëri një ankesë në GJK vendimi i së cilës, që është bërë në nëntor të 2025 kjo ankesë në GJK dhe vendimi i saj ka dalë vetëm në 1 korrik të 2026.
Në vendimin e saj të 1 korrikut GJK u kërkua dhe zgjidhi disa çështje në mënyrë definitive, por disa aspekte, disa çështje të tjera ja ktheu për reflektim GJL dhe në përgjithësi ky vendim kërkon një trajtim më të shpejtë të çështjes, pra një përshpejtim të trajtimit të çështjes sa i takon masës së paraburgimit. Kemi një vonesë të përgjithshme prej 16 muajsh, një vonesë të pashpjeguar dhe Gjykata e Strasburgut e të Drejtave të Njeriut e ka bërë të qartë kur bëhet fjalë për lirinë e personit, vendet anëtare, pra Shqipëria në këtë rast duhet ta trajtojë çështjen e ligjshmërisë së heqjes së lirisë, të ndalimit të personit sa më shpejt të jetë e mundur.
Siç e përmenda edhe më herët kjo është një çështje që ka edhe një inertes publik, pra përveç se ndalimi i tij dhe heqja e lirisë së tij ndikon tek ai vetë, tek familja e tij, tek gruaja dhe tek dy djemtë e tij, ndalimi i tij ndikon dhe ka një impakt tek qytetarët e Tiranës të cilët e kanë zgjedhur atë për të qeverisur në nivel vendor. Të ndalosh një person duhet të jetë masa e fundit që duhet të zbatohet përpara gjykimit pasi një masë gjatë gjykimit, ky është një standard që është riktheksuar dhe rivendosur nga GJL në maj të këtij viti, por duke shtuar kësaj edhe faktin që kemi të bëjmë me ndalimin e një përfaqësuesi të zgjedhur të qeverisjes vendore, pra të kryetarit të bashkisë të kryeqytetit të vendit, kjo kërkon një kontroll akoma dhe më të detajuar dhe më të rreptë sa i takon të gjithë këtij procesi dhe gjithë kësaj mase dhe të gjitha këto standarde kanë munguar.
Ne si përfaqësues ligjor ndërkombëtar të tij mbështesim plotësisht të gjitha deklaratat dhe parashtrimet edhe të përfaqësuesve të tij shqiptar gjatë gjithë procesit dhe mendojmë që ndalimi i tij si masë sigurimi është i panevojshëm, është jo proporcional, është i paligjshëm dhe ai duhet të lirohet menjëherë dhe t’i jepet mundësia të vijojë ushtrimin e detyrës në mandatin e tij për të cilin ai është zgjedhur.

