osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Avokati Romeo Kara: Të korruptuarit e kanë gjetur gjuhën mes njeri-tjetrit

Avokati Romeo Kara: Të korruptuarit e kanë gjetur gjuhën mes njeri-tjetrit

Nga Romeo Kara

Duke pare inaktivitetin e qellimshem të prokurorise, qe për me teper se dy vjet nuk ka bere asnje hetim, por vetem i ka dhene kohe keqberesave të politikes qe të fshehin provat dhe deshmitaret;

Duke pare se prokuroria tenton vetem t’i mbylle ceshtjet dhe aferat korruptive, me ose pa prova;

Duke pare se i vetmi aktor i interesuar për drejtesi eshte publiku dhe populli i thjeshte;

Duke pare se edhe pjesa me e madhe e medias eshte pjese aktive e kesaj intrige prokurori-gjykate-politike duke censuruar, fshire dhe deformuar të verteten;

Une propozoj dhe kerkoj qe seancat gjyqesore në vazhdim lidhur me privatizimin e OSSH-se dhe aferen DIA-CEZ të behen publike, në prani të medias dhe qytetareve.

Ballafaqimi i fakteve të mia me ato të prokurorise duhet patjeter t’i percillet publikut, biles t’i lihet nje jurie qytetare e drejta e marrjes se vendimit.

Eshte me teper se e papranueshme qe, politika e larte e korruptuar t’ja hedhe lumit vetem duke mbyllur ceshtje, zhdukur prova e deshmitare dhe keqperdorur proceduren penale si dhe pushtetin e saj politik, kriminal dhe të parase se vjedhur.

Perballja në publik, do t’i hape syte të gjithe shqiptareve lidhur me dy nga aferat me të medhaja korruptive, do prezantoje perpara tyre të verteten dhe sigurisht do të beje qe edhe militanti me i eger politik t’i vere gishtin kokes, t’i therrase arsyes dhe t’i jape ok e tij vendosjes se drejtesise.

Kjo perballje publike, le të behet nje tradite për të gjitha aferat, qe jane bere në kurriz të ketij populli, dhe për të gjithe politiken shqiptare, qe realisht eshte e tera e zhytur në llumin e korrupsionit.

Kjo duhet të jete nje perballje publike, pasi behet fjale pikerisht për përvetesimin e shumave të medha të parave publike, ku akuzohen vete institucionet me të larta publike.

Une do t’a kerkoj personalisht kete gje perpara gjykates, në daten 24 janar ora 12:00, por duhet qe zeri, forca, kerkesat tona dhe aspiratat tona per drejtesi, të mos jene sporadike, periferike dhe të paefektshme, të vetmuara dhe të pashpresa.

Te korruptuarit e kane gjetur gjuhen mes njeri-tjetrit, duke kapercyer shume lehtesisht ndasite politike, të cilat për t’a trajtohen si ndasite e cifligjeve.

Ata i bashkon mekati dhe halli i perbashket, gje qe u pa fare mire edhe në zhvillimin e ketij hetimi farse nga prokuroria shqiptare e cila eshte kthyer në avokate dhe gardiane të krimit politik.

Jam gati të zhvilloj takime me cdokend për t’a njohur me të verteten e ketyre dy megaaferave, si dhe për t’ia bere të qarte qendrimin tim dhe ate të prokurori-gjykates, si dhe cdo hap të mundshem në sherbim të drejtesise.

Nese ka nje nyje gordiane, prerja e se ciles do t’i hape rruge zhvillimit te vendit dhe kthimit të shpreses se ky vend mund të behet, ajo eshte nyja e drejtesise.

Prerja e asaj nyeje duhet të behet pikerisht sot, nisur me keto dy megaafera, të cilat jane super të argumentuara dhe të arsyetuara.

Le të aplikojme te drejten tone ligjore të zhvillimit ne publik të ketij gjyqi, qe duhet zhvilluar në driten e diellit larg skutave të errëta të ketij sistemi të kalbur drejtesie të marre peng nga krimi e korrupsioni.