osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Avulloi” 713 mln lekë nga BSH, Ardian Fullani merr post në Bankën Qendrore të Malit të Zi

“Avulloi”  713 mln lekë nga BSH, Ardian Fullani merr post në Bankën Qendrore të Malit të Zi

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani emërohet në post të rëndësishëm në Banken Qendrore të Malit të Zi. Sipas raportimit të mediave malazeze, Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi në shtator të vitit të kaluar ka miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG) me 11 anëtarë, ndër të cilët është edhe Ardian Fullani.

Në të përditshmen Malazeze “Vijesti” shkruhet më konkretisht se:

“Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi (CBCG) Radoje Zhugiq ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetit e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollar amerikan).

A do e dëmton kredibilitetin e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, shkaku se anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?” Ka qenë kjo pyetje në të cilën guvernatori malazez Zhugiq për të përditshmen “Vijesti” nuk ka dashur të përgjigjet. Ndërsa siç raporton e përditëshmja “Vijesti” jo formalisht kanë marrë një përgjigje nga Sektori për marrëdhënie me publikun e cila thotë: “Nuk kemi kohë”.

Banka e Shqipërisë u përfshi nga një skandal i përmasave të pazakonta në vitin 2014, kur në bilancet e saj mungonin jo pak por 713 mln lekë të reja ose e 6.6 mln dollarë. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Por Fullani u la i lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkoi 5 vite burg për të me akuzën e shpërdorimit të detyrës.