osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Basha i “pafajshëm” për 21 Janarin?! Asnjë urdhër, as të qëllonin e as të ndalonin… apo jo SPAK-u?!

Basha i “pafajshëm” për 21 Janarin?! Asnjë urdhër, as të qëllonin e as të ndalonin… apo jo SPAK-u?!

Në një intervistë para disa ditësh në Zërin e Amerikës, Lulzim Basha u pyet edhe për marrjen e tij nën hetim për dosjen e 21 Janarit.

Si i paftyrë që është me broçkullat që këput ngado që flet, ai guxon edhe sot kudo që i jepet mundësia t’i japi vehtes atribute ndershmërie dhe pafajësie. Madje çuditërisht, megjithëse askush nuk e ka dëgjuar, pretendon se ai paska kërkuar prej fillimit të “batërdisë” një hetim të drejtë… pasi fshinë serverat e gardës, fshehën dhe nuk dorëzuan armët dhe autorët e krimit.

“Kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparent, sepse unë personalisht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëzuar nga politika. Unë nuk kam dhënë asnjë urdhër apo udhëzim për të qëlluar.”

Pra hjeksi i vrasjes pa “gjak” ose me gjakftohtësi, guxon dhe pranon se ai ishte një ministër që shikonte të vriteshin qytetarët të cilët kishte për detyrë t’i mbronte dhe ai heshti kur duhet të ulërinte… t’i ndalonte, duke pritur ekzekutimin.

Por, ama në daljen publike krah urdhëruesit Sali Berisha, sipas tij dhe ekzekutuesit Ndrea Prendi, ai u paraqit i pikëlluar për veprimet e protestuesve me bomba, kallash, pistoleta çadër dhe stilolaps dhe natyrisht me misionin kriminal… për të rrëmbyer karrigen e kryeministrit.

Ashtu si Sali Berisha, që deklaronte publikisht se do vriste dhe 300 vetë nëse do i prekin kullën e Viçidolit, kryeministrinë, që e kishte sjell në valixhen prej druri në mes të Tiranës, Lulzim Basha bëhet i dyti drejtues shteti, që pranon se ka kryer krimin e shpërdorimit të detyrës me pasoja vdekjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Ndaj, nëse ka ndonjë prokuror mes qorrave dhe shurdhve të qenefit SPAK, që ka arrestuar me dhjetra nëpunës për shpërdorim detyre pa vrarë dhe plagosur askënd, janë të mjaftueshme deklaratat e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për t’i dërguar pas hekurave me teorinë e tyre: “Ekzistojnë dyshime të arsyeshme nga deklarimet tuaja se… njëri kishte vendosur të vriste, kurse tjetri nuk kishte ndërmend ta ndalonte, por ta inkurajonte”.

Deklarata skandaloze, se nuk kam dhënë asnjë urdhër, nuk e shkarkon Lulzim Bashën nga përgjegjësia por e ngarkon më shumë me përgjegjësi të rënda penale, si një spektator që shikonte trupa njerzish të gjakosur nga ushtarët nën urdhërat e tij, që nuk mund t’i ndalonte, sepse e kishte zënë gjaku.

Pra zoti Lulzim… ky është pranim krimi! Nuk dhe urdhër të qëllonin, por as nuk i ndalove të vrisnin!/Ekskluzive.al