osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Berisha në rrezik përjashtimi nga PD! Pas takimit kokë më kokë me Bashën nis kërcënimet ndaj tij

Berisha në rrezik përjashtimi nga PD! Pas takimit kokë më kokë me Bashën nis kërcënimet ndaj tij

Afrimi i ditëve për mbledhjen e Parlamentit të ri ka trembur ish-kryeministrin Berisha. PD po përgatitet për një qëndrim kundër tij dhe ky i fundit në alarm nga përjashtimi është vënë në lëvizje.

PD mblodhi dje Këshillin Kombëtar, por Berisha dha sinjale se i trembet një vendimi kundër tij. Ky i fundit si asnjëherë më parë të paktën gjatë 4 viteve të fundit, ka preferuar të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërkohë që u shfaq në ambientet e selisë së PD rreth orë 17:58, vetëm 2 minuta para se të niste mbledhja. Berisha ka qenë i shoqëruar nga Dasho Aliko, ish-kryetar i Komunës së Lazaratit, aktualisht drejtues i degës së PD Gjirokastër dhe deputetit të zgjedhur demokrat, Tritan Shehu.

Berisha shkon në Këshill dhe bllokon debatet

Por prezenca e Sali Berishës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar duket se ka qenë strategji e mirëmenduar. Nga njëra anë, zoti Berisha i sfidoi hapur amerikanët, pasi u shfaq dje në krah të Dasho Alikos, ish-kreut të Komunës Lazarat, komunë për të cilën Departamenti Amerikan i Shtetit pak ditë më parë ngriti alarmin, duke njoftuar qytetarët amerikanë që të mos shkojnë për vizitë atje.

Ndërsa nga ana tjetër me praninë e tij në mbledhjen e Këshillit, ish-lideri demokrat bllokoi debatin që mund të lindte për të, pas shpalljes “non grata” dhe këmbënguljes së amerikanëve për të mos e lejuar atë që të hyjë në Parlament. Pra, Berisha u shfaq në Këshillin Kombëtar, pasi e dinte që nga kjo mbledhje mund të merrte një goditje të fortë. Kështu që me prezencën e tij atje, askush nuk guxonte që të ngrinte zërin, debatonte dhe kërkonte largimin e Berishës nga Parlamenti apo distancimin e PD-së prej tij.

Dhe si duket kjo strategji funksionoi, sepse Këshilli Kombëtar nuk mori asnjë vendim për të ardhmen e Sali Berishës. Ndërkohë pas mbledhjes Berisha i ka shkuar në zyrë Bashës. Të dy kanë pasur një takim kokë më kokë, ku me siguri është folur për kërkesën e SHBA për largimin e tij nga grupi. Nga qëndrimet e njerëzve pranë Berishë sinjalet janë se ky takim ka qenë i tensionuar.

Berisha nis presionet

Pak pas largimit të Berishës, reagoi një prej gazetarëve pranë ish-kryeministrit, i cili e bëri të qartë se Berisha nuk largohet nga Parlamenti. Bëhet fjalë për gazetarin Çim Peka, i cili ka kërcënuar hapur Bashën, ndërsa ka hedhur dyshime për bashkëpunim PD-PS. Dyshimet janë se ai ka folur me porosi të Berishës.

“Ish-kryeministrin Sali Berisha do e kemi në Parlament, pasi do që të jetë zë i rëndësishëm i qytetarëve opozitarë në këtë vend. Kjo që po bën Basha, më duket më shumë shtrim i rrugës për të justifikuar bashkëpunimin me Ramën nesër, sesa është shqetësim i Bashës se kapja e shtetit vinka nga ndryshime kushtetuese të 2008-ës. Nëse Basha ka pasur këtë shqetësim për ndryshimet kushtetuese që kapin shtetin, duhet ta thoshte në programin e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit”, deklaroi Peka.

Por ky i fundit ka dhënë sinjale se takimi Berisha-Basha ka qenë i tensionuar. Ish- lideri demokrat si duket i trembet përjashtimit nga grupi dhe ka nisur shantazhet. Peka në fjalën e tij ka paralajmëruar se Berisha pas kaq shumë heshtje do nisë të flasë. “Sali Berisha duket se ka vendosur ta thotë mendimin e vet, do jetë pro apo kundër vendimeve që do merren, por të paktën mendimi i tij do të dihet, se në tetë vjet është lënë të kuptohet se është dakord Berisha, ndërsa vendimet i ka marrë Basha”, ka shtuar ai.