osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Berisha si “xhenier” për t’i vendosur siguresën gjyles që i kanë hedhur në mes të shtëpisë

Berisha si “xhenier” për t’i vendosur siguresën gjyles që i kanë hedhur në mes të shtëpisë

Nga Anri Bala

Sali Berisha, në çdo rast që i jepet, del dhe reciton të njëjtin avaz: Më kanë burgosur politikisht, sepse nuk kanë asnjë provë që kam ndihmuar dhëndrin, pra thjesht duhet të hetohesha për perfitimet në konflikt interesi nga vajza ime.

Mirëpo, as nuk mund të imagjinohet, Sali Berisha nuk do e ndalonte revanshin kundër “imperializmit”.

1- Materialet për bëmat e Saliut, i di dhe i dërgon pranë DASH çdo ambasador amerikan, që ka kryer detyrat e SHBA-së në Shqipëri.

2- Takimi Rama-Mcgonigal, edhe nga hetimet, nuk ka asnjë lidhje me Berishën apo me Lulin si drejtues të opozitës me çështjen Muzin, e cila pas dërgimit nga DASH të provave për Bashën, u mbyll me procedurë… pra edhe Luli shpëtoi.

Ndaj, Saliu që i ka humbur “tespiet” në errësirë, del e kërkon nëpër vende ku ka dritë. Por, duke marrë shkas nga mediat që merren çdo ditë me Berishën, duke i bërë jehonë diçkaje absurde si hyri, doli, do hyjë, do dali, do i hiqet apo do i forcohet… e shumë përralla të kësaj kategorie nga njerëz dhe miq të tij në media, deri te pronar mediash, të cilët komandojnë politikën redaksionale, na lind pyetja: Kujt i intereson, se çdo të ndodh me qytetarin Berisha nën hetim?!

Kjo gjurulldi, që nuk ka rëndësi për qytetarët shqiptarë, ka një qëllim të poshtër: çorientimin e opinionit publik, duke e futur në kanalin e politikës idioteske të Berishës, që nuk ka asnjë ndryshim me politikën e tij 30 vjeçare të shpifjes, kërcënimit, intimidimit, fyerjeve rrugaçërore të një plaku të tmerruar nga granata pa siguresë, që i ka rënë në mes të shtëpisë.

Përpjekjet e tij titanike, për tu hequr si kryetari i opozitës ruse, që nuk është pas hekurave as për dhëndrrin e as për hajdutëri dhe vrasje, janë atributet më të paimagjinueshme që mund te pretendoi një drejtues ndër vite i shtetit, si Sali Berisha.

Por, për t’i dhënë pak të drejtë në betejën e ethshme të tij me drejtësinë, duhet që çdo politikan që ka abuzuar të vihej në pozitat e tij.

Berisha, mund edhe të dalë i pafajshëm, por Abi kurrë. Delegimi i problemit të madh që i ka zënë derën familjes Berisha, si një luftë politike nga ana e tij, është padituri apo tallje, duke u hequr se askush nuk e di se Jamarbër Malltezit dhe vajzës së Sali Berishës, Argita, u janë sekuestruar miliona euro pasuri dhe të gjithë llogaritë bankare.

Vetë Argita ka një seri akuzash për pasurim me zhvatje, presione dhe në konflikt interesi si vajza e kryeministrit të vendit, që në një të ardhme, mund të hapen dhe nëse ndodh, nuk ka zot ta ndaloj rrokullisjen e granatës, në mes të shtëpisë së Berishës.

Ndaj, Sali Berisha nuk e çan menderen për partinë që i’a bëri dhuratë Lulit, as për statusin e tij, por i dhëmb plaga e hapur aty ku i djeg më shumë, në rrezikun që i kanoset fëmijëve, nipërve dhe mbesave, që të mbeten “pa çati”.

Ndaj, qëllimi i luftës së tij i justifikon të gjitha mjetet që përdor, deri kur të jetë nën trysninë e një tmerri pafund.

Nëse këto prona sekuestrohen, përfundimisht Sali Berisha do të pësoj një goditje të rëndë, si çdo prind dhe sikur t’ia falin SHQUP-in, vulën dhe oborrin jashtë, ai nuk kthehet më në atë zonë, ndaj po sillet si “kamikaz”, për t’i vendosur siguresën bombës, që i kanë hedhur në mes të shtëpisë./Ekskluzive.al