osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Berishizmi, thelbi i krimit politik të 27 viteve që nuk mund të harrohet kurrë

Berishizmi, thelbi i krimit politik të 27 viteve që nuk mund të harrohet kurrë

Berisha po ikën nga politika me një kalvar mosharresash të lënë pas vetes dhe, nëse sot nuk mund të ringrihet i gjithë shkatërrimi, kjo erdhi nga teoritë fatkobe, si ajo e “çekut të bardhë”, “teorisë zero”, e “fillimit nga e para,” “ne qeverisim, bota na ndihmon”, të cilat, duke sjellë shkatërrimin e befasishëm, krijuan shembjen e shtetit, e besimit tek ai.

Shkruan  Bedri Islami

-Pa dashur të jem pjesë e debatit mes dy kolegëve-

E keni vënë re se thuajse të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, por jo vetëm deputetët pëdëistë, edhe militantët e saj,  flasin si Berisha? Me të njëjtin ton, me të njëjtë egërsi dhe mllef? E keni vënë re se të gjithë, a thua se të gjithë, veprojnë si ai, mallkojnë si ai, egërsohen si ai, lëvizin duart si ai, hedhin shqelma si ai, e jo pak herë shpifin si vetë ai?

E keni vënë re si shefi i sotëm de jure i opozitës nuk është gjë tjetër, veçse një kopje e keqe e shefit të vjetër, dhe,  megjithëse ka studiuar në perëndim dhe lëvizjet i bën më elegante, më femërore dhe nuk ka atë hapin e gjatë malësor?

Në të vërtetë, si ndodh me mariushkat ruse, nuk është fjala veçse për përsëritjen e një njeriu të vetëm në një qind të tilla.

E keni vënë se si zhburrërohen para tij, ndryshojnë, ulin kurrizin, marrin fjalët e tij, gjestet e tij, e kur kanë rastin, vjedhin e mashtrojnë si ai? Shumë figura, që deshën të ruajnë kurrizin e dinjitetin e tyre, nuk janë më aty, janë përzënë, linçuar, harruar, u janë krijuar dosje, u janë bërë publike edhe çfarë nuk kanë bërë. E keni vënë re se si një ish ministër, i dinjitetshëm do të thoja, i partisë së tij, gjeti forcën dhe la postin kur i cituan diçka për vëllain dhe, në heshtje e larguan, ndërsa, po një ish ministër, që kishte merak “mbërtheckat”, pa asnjë lloj dinjiteti njerëzor, sapo e larguan, besnikërisht e kthyen…

E keni vënë re se si historia e tij me bir e bijë, me baxhanak e kunat, po bëhet sëmundje politike, e shtrirë edhe tek vllezërit, vjehrrat , gratë e mbesat, e pranishme në shumë nga forcat tona politike?

E vutë re se si një figurë politike, deputet burri i botës, ish shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare e jo një kapter, se këta të fundit bëhen presidentë, brenda ditës, ndoshta brenda orës, i ndërroi fjalët që kishte thënë për një ish koleg të tij ushtarak, pjesë e Grupit të negocimit për Marrëveshjet me shtetin grek, dhe nga hero e bëri të padëshirueshëm? Kur ndodh me një ish shef shtabi, mendoni për të tjerët, që, me forcën e parave larguan nga të qenurit deputetë dy zonja beratase, njëra pas tjetrës dhe sollën një të pasur, që askush nuk e di se ku ka “shkëlqyer” me mendjen e tij.

Berisha nuk është më një njeri, një figurë, një emër, një deputet i vetëm. Ishte, ndoshta, kur filloi viti 1991 ende një i tillë, por shndërrimi i tij ishte aq i befasishëm dhe i mbështetur nga krimi, sa që u bë fenomen, dhe, si ndodh rrallë herë, nga fenomen u bë përbindësh. Nuk është më fjala për një njeri, për një deputet a ish… çfarë të duash, por për berishizmin, si pjesë e jetës politike, që, si i ka hedhur rrënjët, nuk mund të zhduket, as nga politika e as nga media, edhe nëse këto të fundit, si nuk do të ndodhë, pavarësisht thirjes së arsyeshme të një analisti të njohur, ia mbyllin dyert.

Jo vetëm nga dy analistë që e kanë ngritur këtë gjë, të jetë apo mos të jetë më Berisha pjesë e mediave tona, por edhe nga dhjetëra e ndoshta mijëra lexues, është thënë e njëjta gjë: hiqeni atë njeri, mos e nxirrni më, larg prej tij, ndërsa pasuesit e tij e kërkojnë edhe sot e kësaj dite. Klonimi është një gjë e rrezikshme.

Vërtet, a ka përfunduar periudha Berisha në median tonë? A është bërë vërtet ai një emër i bezdisshëm, anormal, herë pas here i çartur, bjerraditës, që , përmes “qytetarit dixhital” sjell veçse një mllef të vjetër, të cilin e kanë zakonisht të rënët nga pushteti, por kurrë një burrë shteti nuk e ka pasur në këto përmasa?

Periudha e Berishës ka përfunduar. Ai vetë nuk do të duhej të ishte i pranishëm. Ai nuk do të ngrihet më. Në pamjen e parë kjo është e saktë, e ditur, e kuptueshme. Por ajo çfarë ka lënë pas dhe çfarë po përpiqet të mbjellë edhe sot e kësaj dite, nuk mund thjeshtë vetëm të përbuzet, të lihet mënjanë dhe të jetë “shpirt i vdekur”.

Të harrosh bëmat e tij do të thotë të harrosh se kush e futi në politikë atë. Cili klan, cilat mesazhe i erdhën në janarin e vitit 1991 dhe kush i solli; si i mori donacionet e para jashtë Shqipërisë. Do të thotë të harrosh se si të vrarët për kombin papritmas u shpallën kusarë, ndërsa kusarët e vrasësit, edhe kur hapur kishin qenë pjesë e elitës gjermane të trupave SS, u bënë heronj; edhe kur dëshmonin vetë se kishin vrarë mbi 50 mësues, mësuese e djem e vajza të reja, merrnin dekorata presidenciale.

Berishizmi kërkoi dhe, për një kohë, ia arriti të përmbysë vlerat e historisë së një kombi, jo rastësisht me të njëjtat teza të fqinjit tonë verior dhe, kur iu mbaruan tezat veriore, iu sollën komshisë së jugut.

Berisha po ikën nga politika me një kalvar mosharresash të lënë pas vetes dhe, nëse sot nuk mund të ringrihet i gjithë shkatërrimi, kjo erdhi nga teoritë fatkobe, si ajo e “çekut të bardhë”, “teorisë zero”, e “fillimit nga e para,” “ne qeverisim, bota na ndihmon”, të cilat, duke sjellë shkatërrimin e befasishëm, krijuan shembjen e shtetit, e besimit tek ai. Viti 1997 ishte pasojë e shembjeve të mëhershme, ishte maja e piramidës së shkatërrimit të vlerave, kudo që kishte të tilla.

Që Berisha është një e keqe, ndëshkim nga lart apo nga pabesia, kjo është gjëja që dihet nga një shumësi e madhe e njerëzve në këtë vend. Asnjë lider nuk ka pasur një rrokullisje të tillë. Në fare pak muaj në vitin 1992, mirazhi i liderit të shpresës së madhe, si e cilësoi një gazetar i dikurshëm, pjesë e elitës më të lartë komuniste, u bë përsonifikimi i njeriut despot, arrogant, shtetprishës dhe, kur nuk i dolën të gjitha këto, edhe përmbysës dhe urdhërvrasës.

Të harrosh Berishën do të thotë të harrosh krimin e 27 viteve të fundit. Mund të mos i bësh vend Berishës, por nuk mund të lësh pa vend krimin e tij. Nëse ata u bënë sinonim të njëri tjetrit, faji nuk ishte i mediave, por do të mbetet i saj, nëse këmbëngulshmërisht nuk e përcakton të keqen.

Berisha ishte e vazhdon të mbetet njeriu i dehur me pushtetin, që, edhe pas pijes, vazhdon të jetë nën kërcënimin e saj. Kësaj, as ai vetë, nuk ka çfarë i bën. E keqja, është se dehja e tij, qoftë brenda familjes biologjike, qoftë asaj politike, tashti është një fenomen i njohur, i përhapur, që ka kapur keq edhe të tjerët, të cilët nuk e perceptojnë dot Shqipërinë jashtë thundrës së tyre. Ky është koncepti berishist i pushtetit, dhe, i bën vend ose jo në media, kjo është një e keqe që vjen gjithnjë nga lart, ashtu si shirat. Berisha kërkoi me ngulm të ishte shteti, në fakt u bë antishteti. Media ka gjithnjë vend për antishtetin. Njerëzit janë të tërhequr gjithnjë më shumë nga mëkati, se sa nga virtyti.

Berisha , si njeri fizik, si rrymë dhe si dëshmi e një grupimi politik kërkon përherë fuqinë e një mbreti mesjetar. I fryrë nga madhështia ai, edhe sot e kësaj dite, edhe përmes qytetarit të shpifur digital, kujton se është çështje nderi të ruajë për vete tonin e tiranit dhe të denoncuesit duke kërkuar ndihmën e lirisë së fjalës.

E megjithatë, atij i duhet lënë hapësira në media. Mediat serioze do i lënë atë hapësirë që mund të jetë e krijuar nga vetë ai, me emrin dhe firmën e tij, jo i fshehur djallëzisht pas një krijese ndjellëkeqe, si qytetari digital, që i ngjan, pikë për pikë, pasionit të Enver Hoxhës për letrat nga populli. Enver Hoxha, si e përsëriste shpesh, e kishte pasion leximin e letrave nga populli, të cilat, ndryshe nga sot, ishin me emër e mbiemër; i njëjti pasion është edhe i Berishës për “dërgesat” e qytetarit digital, të cilat, tani, pa emër, edhe pse mund të jenë në një të mijtën e saj të vërteta, sepse i dërgojnë edhe gjyqtarë të lidhur me të, prokurorë me dosjet tek ai, nëpunës që kishin më shumë hapësirë për korrupsion në kohën e tij, përsëri janë një llum që i afrohet mediave për të krijuar dy gjëra themelore: e para , idenë që ka ai tek vetja, se vazhdon të mbetet lideri i besuar i njerëzve dhe këtë ide përpiqet ta shesë përmes qytetarit dixhital; dhe së dyti, frika që ndjen nga harresa, nga një ditë e ardhshme, kur, i mbetur pa emër, do të jetë më e lehtë për të dhënë llogari, për të qenë nën hetim, i pyetur, i trajtuar si gjithë të tjerët dhe i dënuar si çdo njeri që ka lënë pas qeverisë së tij mijëra të vrarë e të zhdukur.

Nëse mediat do i mbyllin portën atij, të jemi të bindur se do të çuçurisin e zgjohen dhjetëra berishër të vegjël, nga ata që janë në parlament, që e dinë se, duke i ngjarë atij do të kenë më shumë mundësi për ecje në politikë, për të përfituar, zhvatur, shantazhuar. Këta, berishër, deri sot anonimë, do të kenë zgjimin e tyre, sepse, edhe sot e kësaj dite, portat janë të mbyllura për ta, ata jetojnë nën frikën e shuarjes së qiririt të ekzistencës së tyre si njerëz të politikës.

Unë nuk bëj pjesë tek ata që janë të paanshëm në shënimet e tyre. Kam qenë gjithnjë i angazhuar dhe kjo ndodh me të gjithë, edhe me ata që duken ose duan të jenë të pavarur, mediatikisht në rrugën e mesme. Nuk ka në botë media të paangazhuar. Pakti i mosangazhimit është një përrallë, jo vetëm për një vend si i yni dhe media si e jona.

Në media, si nuk duhej të ndodhte, shpifja po bëhet e zakonshme, sajesa po shfaqet si e vërtetë. Përgjegjësia ndaj fjalës shkon drejt zeros. Berisha është vërtet kampion i tyre, por nuk është i vetmi. Dëgjova një gazetare investigative, e kam dëgjuar edhe herë të tjera, që, paturpërisht thonte në një emision kushtuar kapjes së 616 kg drogë e fortë në Maminas. “Nga burimet e mia” thonte dhe akuzonte. Nuk dua të bëj paralele me median e shkuar të një shteti të fuqishëm si SHBA, por në këtë vend, që e quajnë tempull të drejtësisë, një gazetare e njohur, bëri shumë vite burg të rëndë, vetëm se nuk dëshmoi për “burimet e saj” kur ngriti një akuzë, që ishte e drejtë, kundër shtetit dhe figurave politike të tij. Mos të trembet!, askush, asnjë njeri nuk do të merret me të dhe shembulli im, megjithëse çalon, është për të sjellë një të vërtetë tjetër: vërshimin e berishërve në median tonë. Pra, të njerëzve, që për hir të detyrimit dhe grazhdit politik, janë të gatshëm të prodhojnë dhjetëra e qindra “qytetarë dixhitalë”.

Këta janë edhe më të rrezikshëm.

Berisha është vërtet një përbindësh, që askush nuk do të mund ta harrojë, edhe kur të gjithë e dinë se po shpif turpërisht, por si i tillë ai do të ketë hapësirën e tij, pavarësisht së domosdoshmes për të mos qenë askund.

Berishën e tillë e krijoi vetë media me hapësirën që i ka lënë dhe i jep; atë  mund ta heqë ajo që vetë e krijoi. Asnjë thirrje tjetër.