Botërori 2026/ Halaand ‘ngrin’ në fund Bregun e Fildishtë, Norvegjia kualifikohet dhe përballet me Brazilin në 1/8-t

Botërori 2026/ Halaand ‘ngrin’ në fund Bregun e Fildishtë, Norvegjia kualifikohet dhe përballet me Brazilin në 1/8-t

Me shumë vështirësi, ashtu siç pritej, Norvegjia ia ka dalë të mposhtë me rezultatin 2-1 Bregun e Fildishtë dhe të kualifikohet në 1/8 e Botërorit. Në Dallas dueli nisi tejet i ekuilibruar, por në fundin e pjesës së parë u zhbllokua nga një supergol. Talenti Nusa, i cili luan te Leipzig, dërgoi topin në cepin më të largët të portës së afrikanëve, duke sjellë festë për gjysmën e stadiumit.

Pjesa e dytë nisi me Bregun më kërkues, ndërsa goli i barazimit erdhi falë aftësive të mëdha të Amad Diallo. Në minutën e 74 mëngjarashi lëvizi bukur në zonë duke shmangur mbrojtësit dhe më pas dërgoi topin në rrjetën e mbrojtur nga Nyland.

Brazimi dha idenë se sfida do të shkonte në shtesë, por i këtij mendimi nuk ishte Halaand. Gjigandi norvegjez mori një asist perfekt nga Berg në minutën e 86 dhe me portën e boshatisur nuk mund të gabonte. Për rrjedhojë festë e madhe shpërtheu te Norvegjia.

Pavarësisht minutave të shumtë shtesë Bregu nuk arriti të barazonte dhe eliminohet nga Botërori me rezultatin 2-1. Keqardhje pasi kjo ishte arritje më e madhe e afrikanëve, të cilët morën pjesë për herë të parë në fazën eliminatore të Botërorit. Për t’u theksuar edhe fakti se me këtë gol Halaand shkoi në kuotën e 5 realizimeve këtë botëror, 1 më pak se Lionel Messi.

Norvegjia, në 1/8 e Botërorit, do të përballet të dielën kundër Brazilit.

Bregu i Fildishtë 1-2 Norvegji

Zhvillimet më të rëndësishme

86′- Berg depërton bukur në zone dhe asiston Halaand, i cili me portën e boshatisur nuk mund të gabojë.

74′- Bregu i Fildishte barazon rezultatin. Super levizje e Amad Diallo i cili dërgon topin në rrjetë.

45+4′- Përfundon pjesa e parë

39′-Nusa zhbllokon ndeshjen me një supergol në favor të Norvegjisë.

1’-Ka nisur në dallas ndeshja e 1/16-ve mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë

Si vijnë skuadrat

Bregu i Fildishtë-Norvegji është të paktën në letër, një prej përballjeve më me shumë pikëpyetje në 1/16-t e Botërorit, që luhet mes dy përfaqësueseve me shumë talent, por që shihen si të barabartë në fushën e lojës. Para duelit që nis në orën 19:00 evropianët kanë një përparësi të lehtë sipas ekspertëve, por afrikanët duan të vijojnë më tej ëndrrën e tyre.

Ky ekip i Bregut të Fildishtë ka arritur edhe më shumë se brezi i artë që udhëhiqej nga Drogba. Për herë të parë në histori ata luajnë në një fazë me eliminim direkt në Botëror, ndërsa janë të përbërë nga yje si Yan Diomande, Amad Diallo, por edhe Bonny në sulm. Këtu pa harruar Frenk Kessie në mesfushë që ka qenë digë para mbrojtjes, por edhe anësorin Pepe i cili deri më tani ka realizuar dy gola.

Përballë tyre do të jetë Halaand me shokë. Trajneri i Norvegjisë Solbaken e ka cilësuar sulmuesin si udhëheqësin e tyre në këtë Botëror. Nuk duhet harruar që nordikët në fazën e sulmit kanë edhe lojtarë si Larson apo Sorloth, të cilët mbështeten nga kapiteni Odegard.

Para se përfaqësueset të zbresin në fushë Solbaken ka shtuar se ‘pret një duel mes dy ekipeve të barabarta, që për t’u kualifikuar i duhet edhe shumë fat’. Fituesi i kësaj përballje në 1/8-t e Botërorit do të luajë kundër Brazilit.