osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bylykbashi: Opozita e Bashkuar bëri një propozim konkret, por mori refuzim konstant nga PS! Nesër “vritet” 5 Qershori”

Bylykbashi: Opozita e Bashkuar bëri një propozim konkret, por mori refuzim konstant nga PS! Nesër “vritet” 5 Qershori”

Pas 5 orësh debat në tryezën e Këshillit Politik, palët nuk arritën të gjenin konsensus sa i takon hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit, Bylykbashi u shpreh se opozita e bashkuar bëri një propozim konkret, por shtoi se mori një refuzim konstant nga PS.

Sipas Bylykbashit çështja e koalicioneve nuk ka qenë asnjëherë problem për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa akuzoi maxhorancën se kërkon “të ndryshojë rregullat e lojës së zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme”.

Ai shtoi se nëse nesër miratohen ndryshimet kushtetuese, “do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe e 5 qershorit, duke minuar procesin e gjatë politik, që do të mundësonte zgjedhje me standard”.

“Sot për gati 5 orë, pas një propozimi konkret që opozita bëri në lidhje me futjen të hapjes së listave 100% nëpërmjet një amendamenti kushtetues, jemi ndeshur me refuzimin konstant të PS. Propozimi ynë garanton hapjen e listave, ajo që kërkon maxhoranca është krejt gjë tjetër.

Kemi kërkuar motive e refuzimi dhe PS ka refuzuar të japi arsyen pse nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës që ka për synim vetëm të ndryshojë rregullat e lojës të zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme. Ne treguam gatishmëri nëpërmjet propozimesh konkrete.

E bëmë të qarët që me veprimin e njëanshëm që janë gati të ndërmarrin nesër, minojnë një proces kaq të gjatë politik që do të mundësonte zgjedhje me standarde. Për asnjë moment nuk ka qenë çështje e kësaj reforme ndryshimi i koalicioneve, nuk kanë qenë asnjë problem i zgjedhjeve në Shqipëri, nuk ka qenë rekomandim i OSBE.

Është një model që ka ekzistuar për 17 vjet. Propozimi i opozitës ka qenë shumë i qartë, heqjen e pengesës kushtetuese që listat të jenë 100% të hapura dhe ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që po përpiqet të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mbi tryezë, PS nëse reflekton, mundësia është që të gjendet konsensus”, tha ai.