osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Byroja e Hetimit makthi i politikës! Yuri Kim prish ëndrrat e të korruptuarve për ta bllokuar: I kërcënon të tërhiqen nga skenarët anti-reformë

Byroja e Hetimit makthi i politikës! Yuri Kim prish ëndrrat e të korruptuarve për ta bllokuar: I kërcënon të tërhiqen nga skenarët anti-reformë

Byroja Kombëtare e Hetimit duket se do të jetë makthi i politikës. Me mbërritjen e ambasadores Yuri Kim kanë ndodhur një sërë lëvizjesh në vend dhe sinjalet janë se amerikanët e kanë marrë seriozisht instalimin e shtetit ligjor dhe rikthimin e qetësisë politike në vend.

Ambasadorja i tërhoqi veshin të gjithë politikës dhe i detyroi të firmosnin paktin për reformën zgjedhore. Por pas kësaj, duket se shumë shpejt do të trokasë llogaridhënia për të korruptuarit. Gazeta “SOT” shkroi një ditë më parë, se të hënën zgjidhet kreu i Byrosë së Hetimit. Verifikimet kanë përfunduar dhe terreni për FBI shqiptare është gati. Mirëpo PD nisi sulmet, ndërkohë që të shumtë janë ata që e shohin me skepticizëm.

Por kur vjen puna te reforma në drejtësi, amerikanët duket se nuk negociojnë me asnjë. Ambasadorja Yuri Kim doli me një deklaratë shumë të fortë, ku i bëri të qartë politikës se reforma në drejtësi nuk pengohet dot, e veçanërisht ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ajo është shprehur se ka ardhur koha që pushtetarët të zgjohen nga gjumi dhe të shohin realitetin.

“Duket sikur disa po ëndërrojnë që NBI (Byroja Kombëtare e Hetimit) nuk do të themelohet kurrë. Ata shpresojnë që drejtësia nuk do të vijë kurrë. Më vjen keq që ju zgjoj nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, shkruan ambasadorja Kim. Reagimi i saj erdhi pas sulmeve të PD mbi zgjedhjen e drejtuesit.

Por mesazhi i Kim duke qartë se shkon për të gjithë. Ajo ja u ka bërë të qartë të korruptuarve se me ngritjen e Byrosë së Hetimit do të ketë një tjetër realitet në vend. SPAK dhe BKH janë tepër të lidhura. Madje BKH është shumë e rëndësishme në këtë aspekt, pasi hetimet do të kryen prej saj dhe hetuesit do të trajnohen në akademinë e FBI. Deklarata dje e ambasadoresh është një sinjal i fortë se vjeshta mund të sjellë tërmet me ngritjen e BKH.

Strategjia e amerikanëve

Ai që e ka treguar fare qartë strategjinë e amerikanëve për të shkuar te hetimet në nivele të larta, është prokurori federal shqiptaro-amerikan, Gjon Junçaj. Në një intervistë pak kohë më parë, ai deklaroi se gjithçka do të nisë pasi Byroja të jetë gati.

“Kemi nevojë për Byronë Kombëtare të Hetimit, krahu hetues i SPAK-ut, si dhe gjykatat e SPAK-ut. Ky është SPAK-u! Nuk është vetëm tetë apo 10 prokurorë, është më shumë se kaq. Mendoj se ky është një hap i parë i rëndësishëm, për të cilin u desh shumë kohë për të arritur deri këtu. Por po aq e rëndësishme mendoj është, nëse pyesni prokurorët në Shtetet e Bashkuara ose në Shqipëri, ata do t’ju thonë se kemi nevojë për këta hetues (BKH) dhe ky është hapi tjetër që duhet të presim”, ka deklaruar Junçaj.

Më tej ai ka theksuar se do të duhet kohë që SPAK të vendosë drejtësinë dhe të ndëshkojë të korruptuarit. Junçaj u shpreh se duhet të tregohet durim në këtë aspekt. “Do të ketë raste të tjera të reja që ecin përpara. Mendoj se shqiptarët duhet të presin, pasi do të duhet kohë që këto gjëra të zbatohen e të bëhet përpara. Mendoj se do të jetë më mirë të gjykosh suksesin e Prokurorisë së Posaçme në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të vini në dyshim se çfarë po bëjnë ata sot, por ajo që është më e rëndësishme është që kjo gjë të bëhet hapur e me transparencë, dhe pastaj ky diskutim duhet të bëhet mes prokurorëve dhe publikut, mendimi i të cilit natyrisht është i rëndësishëm gjithashtu”, tha ai. Pra duket qartë se SHBA sytë i ka te BKH./Kliti Topalli