osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çdo bëjmë me derrat e veshur me pushtet, të fituar nga një “palo” imunitet!

Çdo bëjmë me derrat e veshur me pushtet, të fituar nga një “palo” imunitet!

Nga Anri Bala

Thonë, kur nuk ke turp… të gjitha i bënë! Ndaj,  s’duhet aspak të mërziteni nga të tilla shfaqje, s’keni pse turfulloni prej divani, por vetëm rrini, shijoni shfaqjen, sepse e keni paguar… tamam, sikur paguani kabllorin! Mund t’i kishit kursyer ato lekë, për veten tuaj dhe t’i çonit në djall kohë më parë… por i mbajtët dhe i përkëdhelët, i veshët derrat me mantelin e pushtetit… në vend që t’i jepnit “qefinin” e qepur me kujdes, nga rrobaqepësi… Drejtësi!

Këto ditë, shfaqjen e keni paguar me lekët tuaja, të shihni një grup derrash të nginjur, që guxojnë e ngrejnë grushtat, njërin për të kërcënuar, e ndërsa me tjetrin janë kapur fort pas thithkave të pushtetit, me shpresën se do t’i vijë koha e qumështit sërish, e do i pijnë gjithë çfarë i ka mbetur brenda.

Por ama, mua personalisht, më krijojnë sekëlldi dhe irritim, kur shoh një grup gicash, që ende nuk i kanë shkëputur duart nga allatet e babait, të bëjnë “gangon” në shesh, ndërsa natën fërshëllejnë rrugës për në shtëpi, se ndjehen të kërcënuar keq… nga hija e tyre!

Kafshëria  e pasqyruar në shfaqjen e radhës, më kujton një novel të një shkrimtari shumë të dashur anglez, i cili në fermën e tij, e shpjegon mjaft mirë, se si tufa e derrave të udhëhequr nga ëndrra e “Marshallit plak”… për të nxjerrë kafshët e tjera nga “shtypja, skllavëria dhe vdekja e sigurtë”, duhet të hiqnin qafe padronin e tyre dhe të merrnin pushtetin… duke shpallur armik njeriun, nën moton: Çfarë ecën me dy këmbë, është armiku  jonë!

Pasi ia arritën ta hiqnin qafe të zotin e fermës… kafshët vendosën shtatë rregulla, të cilat më pas hiqeshin një e nga një prej dërrasës. Kështu derrat filluan të flinin në krevat, kafshët e tjera… jo, derrat mund të visheshin si njerëzit, kafshët e tjera… jo, derrat mund të ecnin me dy këmbë, të tjerët padyshim që jo… derisa derrat që udhëhiqnin mbi kafshët e tjera vendosën një rregull, që i përmblidhte të gjitha: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë, janë më të barabartë se të tjerët!”

Pas shfaqjes së turpshme, dëgjova një kafshë të fermës ngjitur, që udhëheq të gjithë fermën, se këtë shfaqje të përsëritur kafshërore, nuk ka asnjë rregull që e ndalon, por vetëm nëse “pulat”, që ruajnë fermën, denoncojnë derrat për dhunën… e pastaj drejtësia mund të veprojë!

Një këshillë kam për drejtuesit e fermës, derrat me turinjtë e shtypur e të shëmtuar duhen “therur”… ose do të vijë dita, që do t’i thërrasim… derrit dajë!/Ekskluzive.al