osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çështja ndaj Saimir Tahirit/ Prokuroria kërkesë për të tërhequr dosjen nga Gjykata e Posaçme: Hetime shtesë dhe rivlerësim të provave

Çështja ndaj Saimir Tahirit/ Prokuroria kërkesë për të tërhequr dosjen nga Gjykata e Posaçme: Hetime shtesë dhe rivlerësim të provave

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të rishikojë dosjen ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Pasi Gjykata e Apelit e ktheu për rishqyrtim, SPAK ka paraqitur në gjykatë një kërkesë për tërheqje të akteve për të bërë një analizë të provave, argumenteve dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me dosjen ndaj ish-ministrit.

Kur çështja ishte në Gjykatën e Shkallës së Parë, hetimet u kryen nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, por tashmë me shkrirjen e tyre hetimet për ish-ministrin e Brendshëm do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas informacioneve të gazetës, bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme do të bëjë një analizë më të thellë të të gjitha ngjarjeve dhe rrethanave, ku mund të dalin prova të reja në dritë. Arsyeja pse Gjykata e Apelit e rikthehu dosjen “Tahiri” për rishqyrtim ishte sepse Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi 3 akuzat që ishin ngritur nga prokuroria, duke ngritur një akuzë të re për shpërdorim detyre, për të cilin nuk është kryer asnjë hetim. Por rikthimi në pikën zero pritet të sjellë një rivlerësim të të gjitha provave që janë mbledhur.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit ende nuk është zbardhur, pasi nuk është plotësuar afati 45 ditor, por burime bëjnë me dije se nga ana e Prokurorisë së Posaçme nuk do të ushtrojë të drejtën për rekurs të vendimit të apelit në Gjykatën e Lartë.

Edhe vetë ish-ministri Tahiri pak ditë më parë dhe avokati i tij e lanë të hapur faktin nëse do të kërkojnë rekurs apo jo të këtij vendimi në kushtet ku kjo gjykatë është me numër të pakët gjyqtarësh dhe me 35 mijë dosje që presin shqyrtimin.

Ja vendimi

Arsyeja pse Gjykata e Posaçme e Apelit e rikthehu në pikën zero dosjen e Saimir Tahirit ishte se Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi akuzat që ishin ngritur ndaj ish-ministrit. Por sa ka kompetenca gjykata të ndryshojë akuzat? Gjykata e Krimeve të Rënda ka pasur për detyrë që të nisë hetimet apo t’i pushojë ato vetëm për akuzat që janë ngritur nga prokuroria dhe jo të ngrejë akuza të reja.

“Ky kolegj duke shqyrtuar në themel faktet e atribuuara të të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raport me aktin e njoftimit të akuzës dhe kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq të prokurorisë në raport me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake si dhe në raport me konkluzionet e arritura nga vendimi i apeluar vlerësoj se në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja, e lidhur kjo edhe me mos respektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të Kodit të Procedurës Penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar– kultivimi i narkotikëve apo dhe përhapja e kultivimit në Shqipëri”, thuhet në vendim.

Më tej në vendim gjykata e cilësoi si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet. “Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga Saimir Tahiri dhe mbrojtësi i tij. Ky kolegj çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari i hetimeve paraprake të Katanias në Itali nuk plotëson kushtet për t’u cilësuar përfundimtar në respektim të nenit 34 të Kushtetutës së Shqipërisë”, thuhet në vendim.