osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SHBA-BE prishin pazaret për uzurpimin e drejtësisë: Frenojnë lojërat me Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese! Euralius dhe OPDAT “ngrijnë” KLGJ dhe KED

SHBA-BE prishin pazaret për uzurpimin e drejtësisë: Frenojnë lojërat me Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese! Euralius dhe OPDAT “ngrijnë” KLGJ dhe KED

Ndërkombëtarët duket se nuk do të lejojnë asnjë pazar në kurriz të reformës në drejtësi. Pas publikimit të opinioneve nga Komisioni i Venecias, presidenti Ilir Meta nis lëvizjet për të gjetur pazaret me mazhorancën sa i takon emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Meta e Gramoz Ruçi patën madje një takim, takim i cili u vlerësua si mjaft pozitiv nga presidenti, ndërkohë që solli dhe një ultimatum nga ambasadorja amerikane për të bërë kujdes me interpretimet e Venecias. Pavarësisht kësaj palët janë hedhur në sulm për të pasur në kontroll emërimet në Kushtetuese. Vetë Ruçi dhe PS kritikuan KLGJ për vonesat me anëtarët e Gjykatës së Lartë, pasi nëse ajo nuk ka ¾ e anëtarëve, nuk bën dot emërimet në Kushtetuese.

Sipas ligjit, 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i zgjedh Gjykata e Lartë, 3 presidenti dhe 3 Parlamenti. Meta dhe PS kanë bërë disa emërime dhe tani sytë janë te Gjykata e Lartë, pasi kush dominon emrat e saj dominon dhe Kushtetuesen. Por në mes kanë hyrë ndërkombëtarët. Në numrin e fundit gazeta shkroi se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë procedurat për plotësimin e vendeve vakante nga radhët e gjyqtarëve.

Mirëpo sipas burimeve në mes kanë ndërhyrë përfaqësuesit e EURLAIUS dhe OPDAT, të cilët kanë kërkuar që procedurat të shtyhen për më vonë. KLGJ ka përfunduar procedurat e verifikimit për kandidatët: Dhimitër Lara; Saida Dollani; Margarita Buhali ndërsa në fund të javës që lamë pas do të hapej procedura e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicione të lira në fushën e të drejtës administrative/civile/penale. Ky vendim është shtyrë me kërkesë të vendeve partnere.

Pra SHBA e BE kanë marrë në dorë situatën duke mos lejuar që KLGJ të bjerë pre e presioneve politike, por çdo hap të bëhet i menduar dhe në kohën e duhur. Planet e KLGJ janë që Gjykata e Lartë të bëhet funksionale në fund të vitit, çka do të thotë se KED në atë kohë do ketë marrë tjetër formë dhe sa më shumë vonojnë emrat, aq më shumë veniten shpresat e presidentit që përmes Vitore Tushës të emërojë të besuarit e tij.

Monitorim KED

Nga ana tjetër, EURALIUS dhe OPDAT kanë në monitorim edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ky i fundit ka nisur një proces analize për opinionet e Komisionit të Venecias, të cilat në fund do të përkthen në akte nënligjore, rregullore apo dhe udhëzime.

Por dhe në këtë rast situata është në dorë të EURALIUS dhe OPDAT. Çdo udhëzim dhe rregullore që hartohet prej tyre kalon në duart e SHBA-BE dhe jo vetëm aty, por dhe në KLGJ, KLP, gjykata e prokurori. Pra edhe pse presidenti po kërkon pazare me mazhorancën që të ketë ndikim në institucionet e reja të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë duket se po mbajnë në shina KLGJ e KED.

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese janë kthyer në një betejë të fortë politike. Rama dhe Meta kanë qetësuar ujërat kohët e fundit gjë që solli fillimisht shkarkimin e Dvoranit. Më pas presidenti pati takim me Ruçin duke i sheshuar akoma dhe më tej mosmarrëveshjet.

Të enjten u emërua kreu i ri i KLSH ndërkohë që retorika është zbutur. Ndërkohë kemi ambasadoren amerikane, e cila ka nisur dhe ajo lëvizjet duke zhvilluar takime e biseda për të mos lejuar përdorimin e rekomandimeve të Venecias për të tjetërsuar reformën në drejtësi e aq më tepër emërimet në Gjykatën Kushtetuese.