osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çfarë bëjnë akoma në (pa)drejtësi prokurorët që janë refuzuar nga SHBA si Agron Gjana që shpifjen e quan opinion?!

Çfarë bëjnë akoma në (pa)drejtësi prokurorët që janë refuzuar nga SHBA si Agron Gjana që shpifjen e quan opinion?!

Sot, pas një harrese nga transferimet, largimet, sëmundjen e homorroideve dhe kthimin e vrrullshëm nga Puka në Tiranë, na u shfaqë përsëri ai… prokurori i Durrësit, Agron Gjana, zyrtari që është refuzuar në mynyrë “diplomatike” nga Amerika… duke i refuzuar shkeljen e tokës amerikane me vizë.

Pa patur asgjë personale me të, sot na bëri përshtypje, se si mundet një prokuror të kërkoi pezullimin e gjykimit, për një çështje civile, siç është rasti Balla-Basha për shpifje, duke konkluduar, se nuk ka element të veprës penale, kur nuk flitet asgjëkund për vepër penale, por për një vepër civile dhe ligji shqiptarë e ka të përcaktuar.

Por pjesa më qesharake e konkluzionit të këtij prokurori, ishte kur deklaron se… shpifja publike karshi një personi publik në mes të parlamentit ishte “opinion”.

Hajde mos qesh! Opinioni Toyota Jaris, me 3 milion euro dhe me katër pasagjerë brenda, bënë vetëm ky prokuror, që nuk e kuptojmë, se përse është akoma aty, kur vetingu duhet ta kishte flakur jashtë sistemi me kohë?!

Por kush është Agron Gjana i grupit Llalla, Gashi, Gina, Hajdarmataj, Fusha?!

Prokurorit të Durrësit, Agron Gjana, të cilin me vendim të fundit, kryeprokurorja Arta Marku e lëvizi nga kreu i prokurorisë së Durrësit në drejtim të Pukës, por që nuk shkoi kurrë sepse ia gjeti anën shoqes së tij të fakultetit që të emëronte në Tiranë, se vuante nga… hemorroidet.

Megjithëse në prill të vitit 2016, Ambasada e SHBA në Tiranë i refuzoi vizën, ai i rezistoi stuhisë dhe sot sigurisht që lanë borxhe duke bërë ndere me ligjin.

Teksa u raportua lajmi asokohe, media publikoi shkresën ku konsulli amerikan ka shpjeguar përse prokurori nuk mund të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndonëse arsyeja e këtij udhëtimi lidhej me pjesëmarrjen e tij në një konferencë, ku ishte i pranishëm edhe ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ish drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ish numri një i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha si dhe ish prokurorja Rovena Gashi po nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në shkresën e ambasadës ngrihen dyshime, se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi. Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta, që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA.

Ky është një refuzim diplomatik, sepse më vonë Ambasada Amerikane, ka sqaruar të vërtetat e refuzimit të vizës për gjithë punonjësit e drejtësisë.

Letra e plotë e Ambasadës Amerikane

I dashur zoti Gjana,

Kjo është për t’ju informuar se nuk jeni gjetur i përshtatshëm për një vizë jo imigruese nën seksionin 214(b) të ligjit amerikan për imigrimin.

Një mohim sipas seksionit 214(b) do të thotë se nuk arritët të demonstronit se aktivitetet tuaja në SHBA ishin në përputhje me klasifikimin e vizave jo emigruese për të cilën ju aplikuat, ose që informacione shtesë dolën në dritë pas intervistës tuaj për të mbështetur mohimin e vizës sipas seksionit 214(b).

Teksa çdo klasifikim për vizat jo emigruese ka kërkesat e veta, një kërkesë për çdo kategori vizash joemigruese është që aplikanti të demonstrojë se ai ose ajo ka një rezidencë në një vend të huaj të cilën nuk ka qëllim që ta braktisë.

Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.

Këto lidhje përfshijnë ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA.

Vendimi i sotëm nuk mund të riapelohet. Sidoqoftë ju mund të riaplikoni në çdo kohë. Nëse vendosni të riaplikoni duhet të dorëzoni një aplikim të ri dhe foto, pagesë për aplikimin serish dhe një datë për intervistim në zyrën konsullore.

Nëse zgjidhni të riaplikoni duhet të përgatiteni për të ofruar informacionin që nuk u prezantua në aplikimin tuaj ose që të demonstroni që rrethanat tuaja kanë ndryshuar që nga aplikimi./Ekskluzive.al