osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Çuni i Fahri Balliut sulmon shqiptarët: Mos rrini në kafe, ngrihuni të shporrim këta politikanë që të kthehemi ne politi…plehrat

Çuni i Fahri Balliut sulmon shqiptarët: Mos rrini në kafe, ngrihuni të shporrim këta politikanë që të kthehemi ne politi…plehrat

Banorët e “Astirit” sot kanë mbushur një vit nga nisja e protestave duke kërkuar që shtëpitë e tyre të mos shemben pa arritur më parë një marrëveshje me qeverinë shqiptare.

Ata shfaqën një dokumentar, përmes të cilit treguan rrugëtimin 12 mujor të kauzës së tyre. Banorët teksa falënderuan mediat që ju kanë qëndruar në krah, u shprehën se fakti që ato janë prej një viti në rrugë, tregon të “vërtetën e hidhur” se askush nuk ka dëshirë të dëgjojë hallin e tyre.

Ata ftuan qytetarët shqiptarë që mos të largohen nga vendi, por të ngrihen dhe të fillojnë përballjen me politikanët, që sipas tyre, nuk janë të votuar nga populli por nga krimi i organizuar.

“Kemi një vit që jemi në rrugë dhe nuk ka njeri që të na dëgjojë. Këtë tregojnë se nuk janë të zgjedhur nga shqiptarët, por nga krimi. Ne kemi një vit dhe nuk na dëgjon njeri që të zgjidhim hallin.

Kur qytetarët janë të bashkuar dhe nuk e ulin qafën, ata janë të fituar. Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që mos të largohen, por të shporrim këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri tjetër që të dridhet nga vota e qytetarëve.

Kauzat nuk fitohen nëpër kafe, duke parë televizor, por të bashkohemi dhe të shporrim këto politikanë. Unë jam krenar që kam qenë pjesë e juaj”-tha njëri prej banorëve.

Gjithashtu banorët e Astirit theksuan se beteja e tyre nuk ka kthim pas, por numri i tyre do të shtohet nga dita në ditë. Në mbështetje të banorëve ishin dhe ish-deputetët, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

“Koha tregoi më së miri se çfarë do të thotë të luftosh. Ne prisnin legalizim të shtëpive dhe jo skualifikimin e tyre. Të vazhdojmë këtë protestë dhe nesër të jemi më shumë se sot. Do mbrojmë të drejta tona në mënyrë ligjore”-theksuan më tej qytetarët.