osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Deklarata antishqiptare e Hodgs! Zoti Rama mos përdhos kombin me këto plehra të arkeologjisë angleze

Deklarata antishqiptare e Hodgs!  Zoti Rama mos përdhos kombin me këto plehra të arkeologjisë angleze

Një deklaratë skandaloze e Richard Hodges, anglezit që do të menaxhojë Parkun e Butrintit eshte publikuar disa herë nga mediat ku dëgjohet që Hodges flet italisht para studentëve të universitetit duke treguar Butrintin shpjegon se në atë zonë, pra në Sarandë, në Ksamil dhe kudo përreth në 1913 nuk paskan jetuar shqiptarë, por sipas tij këto territore përfshiheshin në të ashtuquajturin Epir.

Deklaratat e bëra nga Hodges, jo vetëm hedhin dyshim në profesionalizmin e tij dhe njohuritë që ka si arkeolog, por vënë në dyshim edhe interesat që fshihen pas punës së tij në Butrint.

Me ardhjen e Hodges në Butrint, dalëngadalë u mënjanuan të gjithë arkeologët shqiptarë që kishin dekada që punonin në zonën arkeologjike.

Me projekligjin e ri, që ia kalon përfundimisht parkun e Butrintit, fondacionit që drejtohet nga Richard Hodges, profesionistët shqiptarë do të largohen pa kthim nga Butrinti.

“Antishqiptari që drejton koncensionin e Butrintit! Antishqiptari që është drejtuesi shkencore i planit te menaxhimit te Butrintit.

Dëgjojeni sec thotë Richard Hodges në leksionin e tij: Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona duke përfshirë Sarandën në 1913 dhe ju dha padrejtesisht Shqipërisë Butrinti nga fuqitë e mëdha!!!!!

E ka shkruar, e ka thënë në leksionet e veta!

Shteti shqiptar ti jap sot të drejtën të rishkruaj historinë nga brenda Butrintit, duke qënë përgjegjës për të është akti më antikombëtar ndonjëherë, është tradhëti kombëtare” shkruan deputetja e PD.
Apollon Barci

Argumenti bazë i Kryeministrit Rama për privatizimin e Butrinit është “Parku i Butrintit do bëhet si themi ne, sepse ne dimë se çfarë bëjmë. Ju vazhdoni të flisni.” Pak a shumë “karvani leh, qentë ecin para”.

Rama pyet çfarë keni me Riçardin, dmth me këshilltarin e tij Richard Hodges të sapo emëruar drejtor të PPP-së Parku Kombëtar i Butrintit. Autorin e panegjirizmit “qëllova me fat të jashtëzakonshëm që falë fondacionit Open Society-s u emërova këshilltar i ministrit idiosyncratic të kulturës Edi Rama. U jam tejet borxhli Open Society-s dhe Edit.” Çka dhe zbulon krejt rastësisht gjithëpranishmërinë e Soros dhe lidhjen e shkurtër Soros- Hodges– Rama.

Se çfarë kanë të tjerët me Hodges-in nuk e di, por tek unë ai shkakton atë drithërimën e përballjes me armikun e Identitetit të Kombit, përkatësisht të Kombit pasi Komb pa identitet nuk ka. Ashtu siç dhe nuk ka akull të ngrohët. Duke flakur njëdorasi në gropë Glaukian e Taulantëve, Skënderbeun dhe Ismailin. Po e teproj ?

Në shkrimin “ç’groposja dhe dezintoksikimi i helmit “(Excavating away the ‘poison’), helmi sipas Hodges është fraza e përbindshme “Përveç kulturës Helene e Romake në këtë zonë ishte zhvilluar edhe lulëzonte një kulturë tjetër e lashtë, kultura Ilire.” Aq monstruoz dhe të pabesueshëm e sheh ai këtë frazë, saqë përveç përkthimit në anglisht e sjell edhe origjinalin shqip. Në kuptimin që sado të ju duket e pabesueshme, ja ku e keni origjinalin.

Hodges vazhdon me frazën “(këto mendime) socialistët e pasluftës… i sprucuan mu në mes të minoritetit grek të ngushticës së Korfuzit… Sigurisht që në vitin 1991, minoriteti grek mori kontrollin e Sarandës dhe të prapatokës së saj, ashtu siç kishte bërë edhe në vitin 1913-1914 me Republikën Autonome të Vorio Epirit.” Fjala alarm, vjen nga frëngjishtja a l’arme, kapni armët. Si gjatë rrëmujave të piramidave.

Për të arkeologjia e para 90’ ishte një “sekt special që gërmonte pa dokumentacion shkencor, thjesht për të promovuar konkluzionet e regjimit për gjoja qytetërimin ilir.” Akoma më zi “Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili ndoqi ideologjinë eksplicite nacionaliste në menaxhimin dhe konservimin e monumenteve shqiptare”

E kam ripërsëritur aq shpesh brenda dhe jashtë parlamentit frazën e Eternal Butrint-it të Hodges, “Saranda, qyteti i bukur grek që fuqitë e mëdha ja falën padrejtësisht Shqipërisë,” sa mu krijua kompleksi i papagallit. Por më kot: baballarët dhe mamallaret e majta të Kombit, të zgjedhur nga Kombi, për të keqen e Kombit votuan “grusht bashkuar rreth partisë” për PPP Parku kombëtar i Butrintit” dhe Hodges-in si të parë të PPP Parkut kombëtar i Butrintit.”

Video e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e sqaron edhe më mirë kush është “miku dhe këshilltari fatlumë Richard Hodges i Kryeministrit Rama dhe fondacionit “open society” të Soros.