osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Demokrati ‘kryqëzon’ Bashën, bën kërkesën urgjente: Mos u merr kot me njerëzit Lulzim…Mediokri

Demokrati ‘kryqëzon’ Bashën, bën kërkesën urgjente: Mos u merr kot me njerëzit Lulzim…Mediokri

Demokrati Edvin Kulluri ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës për të cilin tha se me vendimet dhe sjelljet e tij ka shkaktuar krizën politike në vend, është tërhequr nga premtimet solemne, nuk respekton statutin e partisë.Ai i kërkon Bashës që të lërë rehat demokratët të rrëzojnë vetë kryeministrin Rama.Kulluri shkruan:

“Njerezit inteligjent merren me idete, mediokrit merren me njerezit”! Kjo fraze i shkon me shume per shtat debatit 2-vjecar brenda opozites. Te gjithe bien dakort ne PD dhe me gjere qe Rama duhej te mos ishte me kryeminister me se paku prej 2 vitesh! Por kjo eshte vetem gjysma e ceshtjes, pasi largimi i Rilindjes nga pushteti realizohet vetem me ardhjen ne pushtet te opozites. Alternativa brenda te majtes nuk ka pasi PS eshte shnderruar ne nje “cete te bindur rilindasish” pa debat dhe alternativa pasi e majta ka rene ne krize ne te gjithe perendimin! Dhe ketu ka filluar debati qe nuk mbaron dot, pasi PD gjendet ne nje debat dhe perplasje idesh dhe qasjesh ekstremisht te ndryshme! Pa dashur te bej histori se c’ka ndodhur nga 2013 e ketej, kriza e 2017 vazhdon dhe po zgjatet cdo dite e me shume brenda PD duke e zhveshur nga te qenit ne “ilacin e Shqiperise” dhe transformuar ne nje “te semure keq”! Kush nuk e sheh, eshte i verber. Dhe me mire se qendrimet e lidershipit te PD qe vecse shton armiq dhe jo kapacitete dhe aleate, asgje nuk e shpjegon krizen e te djathtes. E filloi me kritiket ne 2017, e vazhdon duke i quajtur listen e shtuar te kritikeve si “te blere nga Edi Rama”. Me pas sulmoi ambasadat perendimore dhe Brukselin si “pale me Ramen”, e tashme ben armik edhe nje pjese te mediave duke perfunduar si “problem” ne qendrimet e “Gazetare pa Kufij”! Dhe pas shpalljes “armik” te kujtdo qe nuk eshte dakort me Bashen, i keput dhe nje shtyrje te revolucionit ne vjeshte pasi i genjeu per revolucionin e cadres, ate te pranveres, 30 qershorit dhe zgjedhjeve te 13 Tetorit! “Heren e pare kur genjen e ke fajin ti, heren e dyte une”! Kete postulat qe e perdori kunder Rames vete Basha, tashme e ka perdhosur pasi 4 here jane shume dhe askush nuk e di me se kush po genjen me shume, Basha demokratet qe i kane mbetur, apo keta demokrate veten dhe Bashen!

Ndaj rruga e sulmeve ndaj kundershtareve eshte rruge e gabuar dhe medioker dhe te shtyn ne genjeshtren e 5-te, 6-te e keshtu me rradhe, nderkohe qe 2021 vjen shpejt! PD ka nevoje urgjente per debat te brendshem ne baze dhe ne fund mbase ne nje Kuvend te Jashtezakonshem qe do hapte megjithese me vonese, nje dritare per te fituar zgjedhjet e ardhshme! Izolimi, zvogelimi, rrudhja dhe shtimi pafund i kundershtareve jane deshtim i sigurt dhe i provuar! Mos u merr kot me njerezit Lulzim Basha por me idete! Nuk ka rruge tjeter megjithese kam bindjen se nuk e ben dot, ndaj leri demokratet ta bejne vete kete gje. Partia eshte e tyrja perfshi dhe ty nese je vertet demokrat! Te pakten jepu nje mundesi demokrateve dhe vetes te rrezojne Rilindjen dhe ti rrisin femijet e tyre ne Shqiperi sic me tha nje demokrat i mire 2 dite me pare!