Klevis Balliu, i biri i Fahri Balliut i bërë deputet me parat e vjedhura të babit ka akuzuar ambasadoren Romana Vlahutin se ka shkelur çdo linjë protokolli diplomatik. Me një nivel ordiner dhe nen ndikimin e drogës së pushtetit sepse të jesh deputet kur nuk ke vlera as të ruajsh një tufë me lopë natyrisht të kap sindromi i madhështisë.
Sipas tij Vlahutin është ish diplomate, pasi e quan si zëdhënëse të qeverisë të krimit.
“Për këtë janë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë, gjë e cila është edhe më e rëndësishmja. Ju mbase nuk jeni e qartë sepse në atë kohë ishit e zënë me akuzat për korrupsion që kishit në Kroaci”, shkruan Balliu në Facebook.
Postimi i plotë i Fahriut të vogël
I rritur në perëndim dhe besues i vlerave europiane më duhet të them së Ambasadorja Vllahutin ka shkelur çdo linjë protokolli dipllomatik duke argumentuar të paargumentueshmen dhe duke krahasuar të pakrahasueshmen.
Zonja ish diplomate dhe sot zëdhënëse e qeverisë së krimit, ju duhet të dini se përpara 5 vitesh nuk ka patur plantacione me kanabis në Pogradec, Shkodër, Gjirokastër, Tepelenë, Tiranë, Durrës, Divjakë dhe kudo në Shqipëri. Deklaruat se nuk ka patur avionë droge siç ishte ai që u rrëzua në Divjakë dhe siç ishin ato qindra e mijëra ton drogë që s’u kapen por ndodhi krejt e kundërta.
Për këtë janë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë, gjë e cila është edhe më e rëndësishmja. Ju mbase nuk jeni e qartë sepse në atë kohë ishit e zënë me akuzat për korrupsion që kishit në Kroaci.
Gjithësesi unë jam i bindur që edhe ju e dini që nuk ka patur nivele të tilla të krimit të organizuar siç ka sot. Asnjëherë nuk është vënë në dyshim inkriminimi i Parlamentit Zonjë dhe ju e dini këtë sepse edhe ju keni televizor fundja në atë vilën miliona euroshe tuajën.
Arsyeja pse ju nuk e pranoni këtë është tashmë e qartë. Ju jeni pjesë e atyre njerëzve të shitur diplomatik të cilët janë pjesë e një establishmenti antidemokratik, establishment të cilin sot e lufton edhe Presidenti i nderuar amerikan Donald J Trump.
Por të jeni e qartë Zonjë as ju edhe askush nuk do të lejohet të përdori vendin tim si një tunel korrupsioni për të mbushur xhepat dhe pastaj të largoheni si shumë të tjerë.
Ndaj do të ishte në interesin tuaj mos të dizinformoni publikun shqiptar, i cili nuk gënjehet nga këto pallavra por do të ishte edhe në interesin tuaj mos të dizinformoni Bashkimin Europian.
Sa për opozitën Zonjë, ju jeni e vetmja nga të gjithë faktorët ndërkombëtar që e shihni opozitën si armike, çka është normale pasi sot jeni vendosur haptas si zëdhënëse e shpifjes së Rilindjes të Tahirit, Balilit, Habilajve dhe Edi Ramës.